Tottenham-Juventus pritet me ankth jo vetëm mes sportdashësve në Londër e Torino, qytetet respektive të dy skuadrave që do të zbresin në fushën e blertë të stadiumit mitik “Wembley”, për takimin e kthimit të 1/8-ave të finaleve të Championsit, por edhe në Shqipëri, ku tifozët e bardhezinjve janë të shumtë në numër.

Tashmë janë mësuar edhe formacionet zyrtare të ekipeve.

Tottenhami do të zbresë në fushë me Lloris në portë; Davies, Vertonghen, D. Sanchez dhe Trippier në mbrojtje; Eriksen, Dier dhe Dembele në mesfushë, ndërsa në sulm do të aktivizohen Heung-Min Son, Alli nga krahët, e i përhershmi i qendrës së sulmit, Harry Kane.

Juventusi i Allegrit, pas barazimit 2-2 në “Allianz Stadium” do të kundërpërgjigjet me Buffon në portë; Sandro, Chiellini, Benatia dhe Barzagli në mbrojtje; Matuidi, Pjaniç dhe Khedira në mesfushë; e me Douglas Costa-Dybala në krahët e qendërsulmuesit Higuain.

“Zonja e vjetër” e Serie A do të kërkojë të fitojë me çdo kusht, ose të barazojë me të njëjtat shifra si në takimin e parë për të shtyrë takimin në kohët shtesë, pasi barazimi pa gola dhe ai 1-1 favorizon “Hotspurs”-at.

Top Channel