Tragjedi në Bruksel/ Gjenden disa trupa në ashensor pas zjarrit në një ndërtesë në rikonstruksion, gjashtë persona ende të zhdukur
Policia në Nju Jork ka nisur një hetim të plotë pas vdekjes tragjike të 12-vjeçarit Jacob Medina, i cili humbi jetën pasi u mbyt me një petull në ambientet e shkollës së tij, ndërsa tentonte të realizonte një sfidë në Tik Tok.
Autoritetet po hetojnë nëse ngjarja ka plotësisht lidhje me një sfidë që qarkullon në TikTok, e cila konsiston në konsumimin e ushqimit me një kafshatë të vetme.
Drejtori i Shkollave Publike të Yonkers, Anibal Soler Jr., tha se stafi i shkollës reagoi menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë nxënësit.
“U dhanë goditje në shpinë dhe u krye CPR. U përdorën të gjitha metodat e mundshme për ta ndihmuar”, deklaroi Soler.
“Do të hetojmë të gjitha rrethanat që çuan në këtë tragjedi dhe do ta ndjekim çështjen deri në sqarimin e plotë të saj”, tha Komisioneri i Policisë së Yonkers, Christopher Sapienza.
Ndërkohë, distrikti shkollor ka vënë në dispozicion këshilltarë psikologjikë për nxënësit dhe stafin e prekur nga humbja.
“Fëmijët tanë po vuajnë, stafi ynë po vuan dhe drejtuesit e shkollës po kalojnë një periudhë shumë të vështirë”, u shpreh Soler.
Top Channel