Pepe Reina do të jetë portieri i Milanit. 35-vjeçari, pas 3 vjetësh në San Paolo do të kalojë në qershor me parametra zero te kuqezinjtë e Milanos, ku edhe do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

Në pritje për të kuptuar nëse Donnarumma do të qëndrojë vitin e ardhshëm në Milano, kuqezinjtë kanë shtrirë duart te rivalët e Napolit, duke kërkuar spanjollin që mbron portën e tyre prej 3 sezonesh. Sipas Gazzetta dello Sport, Milani ka vënë në dijeni Napolin, përpara se të zyrtarizojë kobntratën me portierin Reina.

Napoli, duke ju referuar moshës, nuk e ka parë të arsyeshme të ofrojë një kontratë shumëvjeçare, ndërsa Milani i ka ofruar 3 milionë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme. Ofertën e Milanit, Pepe Reina duket ta ketë pranuar prej kohësh, pasi ish-portieri i Liverpool dhe Bayern Munchen pak kohë më parë përshëndeti tifozët e Napolit.

Top Channel