Skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e Formula E për sezonin 2018-29 vijojnë me prezantimet e tyre. këtë radha ajo që u shfaq e gatshme për këtë sfidë elektrike ishte Nissan me skuderinë japoneze që do të bëjë debutimin e saj në muajin dhjetor ku do të zëvendësojë Renault.

“Nissan po përcon në pistë eksperiencën e fituar nga puna e bërë me makinat elektrike të rrugës-tha Drejtori i Motorsport Nissan, Michael Carcamo-konkurrenca në botërorin e Formula E po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe mezi po presim që të nisim këtë sfidë inxhinierike të paprecedentë. Do të nisemi në kushte të barabarta me të gjithë kundërshtarët tanë duke parë se në sezonin e 5 të këtij kampionati, të gjitha skuadrat do të p[paraqiten me makina krejtësisht të reja.

Botërori i Formula E konsiderohet edhe skena ideale për ato që do të jenë makinat e së ardhmes dhe Nissan është ndër të parat që kanë nisur prodhimin e makinave elektrike të rrugës. Carcamo deklaroi se kompania japoneze ka si objektiv të radhës që të japë të gjithë eksperiencën e saj për garat sportive. Sipas tij garimi në Botërorin e Formula E është mundësia e arte për t’i prezantuar botës Nissan Intelligent Mobility.

Top Channel