Juventusi u kualifikua me shumë vuajtje për në fazën çerekfinale të Champions Leagues, duke nxjerrë jashtë Tottenhamin. Bardhezinjtë triumfuan 1-2 në ‘Wembley’, me 2 gola të shënuar në 3 minuta, që siguruan përmbysjen e madhe.

Gjithsesi, Tottenhami dominoi dukshëm takimin, teksa rreth 80% e lojës u zhvillua në gjysmë fushën e Juventusit, por Allegri mohon se fati ka qenë vendimtar në kualifikim.

“Dua të komplimentoj skuadrën për mënyrën se si e interpretoi garën, duke vuajtur dhe pritur momentin e duhur për të goditur kundërshtarin. Ne dimë të vuajmë dhe të shënojmë në momentin e duhur, tipare këto të një skuadre të madhe. E kemi merituar tërësisht kualifikimin”, deklaroi Allegri pas ndeshjes.

Më pas trajneri i bardhezinjve nënvizoi edhe mungesat e shumta që kishte sot, të cilat patën ndikimin e tyre në mënyrën se si skuadra e interpretoi lojën.

Top Channel