Policia greke ka shkatërruar gjatë 24 orëve të fundit dy organziata të trafikut të lëndëve narkotike, të cilat shpërndanin kanabis dhe kokainë në qendër të Athinës.

Në operacionin e parë, u arrestuan 21 vetë,13 prej të cilëve shqiptarë, 4 grekë, 2 gjeorgjianë, 1 bullgar dhe 1 moldav.
Të gjithë janë të moshave 18-37 vjeç, ndërsa njëri prej të arrestuarve, 27 vjeç, ishte shpallur në kërkim për vrasje, ndërsa dy prej anëtarëve të saj ndodhen në burg të dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Policia thotë se organizata shpërndante drogën me motorë nëpër pjacën e narkotikëve të Athinës.

Për të mos rënë në sytë e policisë, organizata përdorte një ambient në të cilën kishte depozituar sasi droge në lagjien rebele të kryeqytetit grek, Eksarqia, zonë në të cilën policia nuk hyn prej vitesh.

Madje,për të kryer arrestimet në kuadër të këtij operacioni, u veprua rreth orës 05.00 të mëngjesit,dhe u përdorën forca speciale të saj.

Policia gjeti në magazinë,sasinë prej 23 kg kanabis,200 gramë kokainë,pistoleta ajri, peshore elektronike, 2 automjete, 2 motorçikleta, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike, shumën prej 8500 euro kash.

Prej hetimeve rezultoi se anëtarët e organizatës përdornin fjalë të koduara për të emërtuar lëndën narkotike, ndërsa llogaritet se gjatë muajve të fundit kanë trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike.

Në aksionin e dytë,u sekuestruan 14.8 kg heroinë e pastër, 334 kapsula droge, 7300 euro kash,si dhe përzierës të lëndës narkotike.

Dy shtetas shqiptarë, një mashkull dhe një femër, 37 dhe 38 vjeç,të dy shtetas shqiptarë.

Autoritet thanë se i kanë dhënë një goditje të fortë karteleve të drogës në kryeqytetin Athinë.

Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre, do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Top Channel