Demokratike Lulzim Basha, i cili mbështeti kërkesën e kryebashkiakes për shpalljen e gjendjes së emergjencës, si dhe për të kompesuar fermerët. 

“Qarku i Shkodrës, këshilltarët bashkiakë kanë kërkuar shpalljen e emergjencës civile. Me cinizëm dhe përgjegjësi kriminale për këtë situatë, qeveria dhe minsitri Gjiknuri e kryeministrit Rama e kanë refuzuar deri më sot shpalljen e emergjencës civile. Vetë prania e FA dhe detyrat që ata kanë për të evakuuar banorët, për tu çuar ilaçe, ushqime dhe ujë tregon se kjo zonë është me emergjencë civile. Zoti dhe natyra përgënjeshtron ato që ka thënë Damian Gjiknuri që këto përmbytje janë rezultat të reshjeve. Këto përmbytje nuk janë rezultat i reshjeve se është e palejueshme moralisht, e pafalshme dhe kriminale, politikisht dhe ligjërisht që t’i mohojë banorëve ndihmën e menjëhershme që ju mundëson shpallja e emergjencës civile dhe nga ana tjetër tu mohojë dëmshpërblimin për të cilin shteti u detyrohet”, thotë Basha.

Top Channel