Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ku janë përfshirë disa automjete. Policia njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën ku autostrada ka pësuar një devijim për shkak të rrëshqitjes së dherave. Një prej makinave mendohet se ka mbërritur me shpejtësi më të madhe nga normat e lejuar dhe pasi është përplasur me trafikndarësen është përmbysur.

Për shumë minuta qarkullimi është ndërprerë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Top Channel