Tentojnë të vjedhin ish-pronarin, përplas 4 persona me makinë për të shpëtuar vëllain – VIDEO

08/03/2018 19:26

Pamjet e sigurisë së një lavazhi në Addlestone të Anglisë kanë filmuar momentin kur një shofer goditur punonjësit për të liruar të vëllain, i cili po mbahej me forcë pasi ishte përpjekur të vidhte paratë e ish-punëdhënësit.

Në video dallohet momenti që një person vrapon në një prej pikave të lavazhit duke tentuar që t’u marrë paratë, por është penguar nga pronari i biznesit dhe punonjësit e tjerë.

E ndërsa Ben Taylor u neutralizua dhe po njoftohej policia, në pamje dallohet që të vijë i vëllai i tij Aaron McLoughlin me një makinë. Ky i fundit pasi ka parë situatën në të cilën ndodhej i vëllai ka rritur shpejtësinë duke e përplasur si atë, po ashtu edhe punonjësit e lavazhit.

Kjo manovër ekstreme shërbeu për të liruar të vëllain, por jo për shumë kohë pasi të dy u arrestuan nga policia duke u akuzuar për tentativë vjedhje.

Top Channel