Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, është njohur me shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Sipas Kushtetutës, Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe në këtë cilësi ai ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED.

Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrasw mbledhjen e parë të këtij organi në datën 19.03.2018, ora 10.00, në Gjykatën e Lartë.

Top Channel