Rama thotë mirëmëngjesi me ambiente të reja në Bibliotekën Kombëtare

09/03/2018 08:52

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi këtë të premte me ambiente të reja pranë Bibliotekës Kombëtare.

Në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se tashmë ajo është një hapësirë e re europiane për dijen. “Dhe me këto pamje të transformimit fantastik të depos së rrënuar në Sallën Franceze të Leximit, një hapësirë e re europiane për dijen dhe kulturën pranë Bibliotekës Kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel