U vra në përpjekje për të ndaluar grabitjen, Vrenozi “Qytetar Nderi i Bashkisë Fier”

09/03/2018 13:05

Bashkia e Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi i Bashkisë Fier” pas vdekjes qytetarit Agur Vrenozi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, në përpjekje për të shmangur një grabitje në qyet.

Ka qenë mbledhje jashtë radhe e këshillit bashkiak ku me kërkesë të PD dhe PS u miratua unanimisht dhënia e titullit qytetar nderi.

Agur Vrenozi humbi jetën të premten e kaluar në fier pasi u qëllua nga grabitës të armatosur. Një medalje pas vdekjes ia akordoi dhe presidenti Meta.

Top Channel