Në Shupenzë të Bulqizës shtëpitë po rrezikohen nga lumi Zall.

Banorët thonë se mungesa e argjinaturës ka bërë që ujërat të gërryejnë tokën duke përpirë dhjetëra hektarë derisa mbërritën te banesat.

“Ne rrezikohemi të gjithë, jo vetëm një familje. Ka 4 vite që i e kemi shtruar problemin në komunë, por nuk ka asnjë reagim. Po na rrezikohen shtëpitë, por edhe rruga”, shprehen banorët.

Të lodhur nga një situatë që zgjat prej vitesh, banorët kanë kohë që nuk kërkojnë më toka të reja, por të paktën të merren masa që të mos vijë ajo ditë kur të mos kenë më një kulm mbi krye.

Top Channel