Për të qëndruar në nivelet më të larta, përveçse të blesh lojtarë cilësorë, duhet të bësh gjithçka për të mbajtur në skuadër më të mirët.

Këtë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e di shumë mirë. Kreu i klubit napolitan njoftoi se ka zgjatur marrëveshjen me një nga protagonistët kryesorë të ekipit të Sarrit.

Bëhet fjalë për Allan, njeriun kyç të mesfushës së Napolit. Mesfushori brazilian do të jetë i lidhur me të kaltrit deri në vitin 2023, ndërsa kontrata e re është përmirësuar dukshëm edhe në termat financiarë.

Presidenti De Laurentiis në një postim në Twitter falënderoi Andrea Chiavellin dhe Cristiano Giuntolin që bashkëpunuan gjatë muajve të fundit për të zgjatur kontratën me Allan.

Top Channel