E hënë, 02 Prill 2018
09:02
Jetonte i vetëm, gjendet i vetëvarur 52-vjeçari

Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar. Kanë qenë fqinjët e H. U që kanë lajmëruar policinë.

08:46
“Pallati kinez” bie nga qielli!

Pas 2 375 ditësh e 21 orësh në orbitë, stacioni hapësinor kinez, Tiangong 1 e përmbylli rënien e tij të lirë në paqësorin jugor.

08:32
Sherr me shokun pas pijes, e vret me thikë

Një konflikt në gjendje të dehur mes dy miqve ka pasur në përdorimin e një thike që i ka marrë jetën njërit prej tyre. Raportohet se viktima dhe autori, të dy banues në fshatin Hot i Ri ishin shokë me njeri-tjetrin, e ngjarja ka ndodhur teksa ndodheshin në lokal me disa miq të tjerë.

08:25
Lufta ekonomike, Kina “takson” SHBA

Nuk ka vonuar përgjigjja e Kinës ndaj vendimit të Donald Trump për të tarifuar importet e çelikut dhe aluminit. Pekini vendosi tarifa deri në 25 përqind ndaj importeve të 128 produkteve amerikane, përfshirë mishin e derrit dhe verën.

08:16
FSHF, Shulku: S’ka zgjedhje të reja, as dënim për Skëndebreun

Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, i ftuar në emisionin “Zona Gol” në Supersport sqaroi edhe njëherë kthimin e vendimeve të Asamblesë së FSHF-së nga Gjykata, që nuk mund të konsiderohet rrëzim, por thjesht plotësim dokumentacioni.

E diel, 01 Prill 2018
21:31
Sateliti kinez në rënie të lirë, bie në mesnatë

Dritarja e përllogaritur e rihyrjes në atmosferë për laboratorin kinez hapsinor Tiangong 1, është ngushtuar shpejt. Koha e përllogaritur për rënien e tij në tokë tani, është nga mesnata e të dielës deri në orët e para të së hënës dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me 1 prillin.

21:02
Rruga e Kombit, Balla: Basha u kthye në vendin e krimit

Akuzave të Lulzim Bashës ndaj Kryeministrit Edi Rama për arrestimet në Kukës, u është përgjigjur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

20:43
Totenhem fundos Chelsean…dhe Conten

E nisi mirë, por e mbylli keq…shumë keq! Chelsea u dorëzua në shtëpi përballë Totenhemit dhe humbja e pësuar ka një kosto të rëndë që quhet Champions League.

20:21
Basha: Rama, një plaçkitës! Populli do t’i tregojë vendin

Lulzim Basha doli në mbrëmje nga selia e Partisë Demokratike për të ripërsëritur kërkesën për lirimin e personave të arrestuar nga policia në Kukës për protestën e së shtunës.

20:09
Nga makaronat që rriten në pemë, tek rikandidimi i Nixon

Sot është 1 prilli dhe ne donim t’ju njoftonim se Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë rënë dakord për formimin e një qeverie të përbashkët të integrimit europian. Por rreziku që të na akuzojnë si media kazani që shpërndan fake neës, pra lajme të rreme, është i madh. Ndaj, vendosëm t’ju sjellim një përmbledhje të disa lajmeve nga bota të 1 prillit, trasmetuar në vende që kanë një sens të vërtetë humori.

20:00
Protesta “zbret” në Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Protesta e nisur në orët e para të së dielës përballë Komisariatit të Policisë së Kukësit është zhvendosur në orët e mbrëmjes në Tiranë.

19:47
Erdogan falenderon Thaçin, kritikon Haradinajn

“Falenderoj Presidentin e Kosovës, por kryeministrit i them ‘Turp”. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i është rikthyer sërish të njëjtës temë dhe thotë për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu se “Operacioni i kryer në Kosovë nuk është as i pari e nuk do të jetë as i fundit”.

19:42
“Liro të arrestuarit!”. Kushti i kryebashkiakut për t’u takuar me Ramën

“Pasi dje kryetari i Bashkisë së Kukësit më ka kërkuar me shkrim një takim për këtë temë, unë do të ulem me të qysh të hënën për të bashkëbiseduar, sigurisht duke shpresuar se deri të hënën, ai do të jetë distancuar jo nga kundërshtia për pagesën, por nga dhuna kriminale e ditës së sotme”.

19:18
Tarifa “e panegociueshme” edhe për Këshillin Bashkiak të Kukësit. Kërkohet lirimi i të arrestuarve

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ditës së dielë se tarifa prej 5 eurosh për kalimin në Rrugën e Kombit është e panegociueshme.

19:10
“Vodhi” nga Java, Google rrezikon miliarda dollarë humbje

Beteja 8-vjeçare gjyqësore po shkon drejt fundit dhe nga kjo betejë duke se Google do të dalë e humbur.

18:22
Pluhur, çokollatë e vaj hashashi drejt Italisë, 6 në pranga në Vlorë

Policia e Vlorës ka sekuestruar 640 kilogramë hashashë në formë pluhuri, çokollate dhe vaji hashashi dhe ka prangosur gjashtë persona që po përpiqeshin ta trafikonin atë në Itali.

18:09
Biznesi i bashkohet protestës: Kundër pagesës në Rrugën e Kombit

Protestës së qytetarëve kuksianë para komisariatit të qytetit u është bashkuar edhe biznesi vendas.

17:55
Alarm fals pas Pallatit të Kongreseve, valixhja nuk kishte lëndë shpërthyese

Një valixhe e braktisur në zonën pas Pallatit të Kongreseve në Tiranë ka përhapur panik në zonë.

17:20
“Ku janë peshqit e mëdhenj?” Kë po pyet Donald Lu?!

Sot është 1 prilli, njohur si dita ku gënjeshtrat, sigurisht ato të padëmshmet janë të justifikuara.

17:09
A do të rikthehet xhami Hagia Sofia?

U ndërtua në shekullin e 6-të nga Perandoria Bizantine si kishë dhe kur Konstandinopoja e asaj kohe e Stambolli i sotëm ra në duart e Perandorisë Osmane u shndërrua në një xhami.

16:47
Në Kukës vijon protesta, qytetarët: Nëse ka ligj, arrestimet bëhen ditën!

Qytetarët e Kukësit vazhdojnë të protestojnë përpara komisariatit të qytetit, ku kërkojnë lirimin e personave të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit.

16:34
E tonifikuar si Kady! (FOTO)

Pasi u largua nga vila e reality show “Love Island”, Kady McDermott krijoi një “perandori” të vërtetë fitness-i.

16:21
Shënoi mes tyre, Bonucci: Nëse do ma bënin mua, do të plasja nga inati

Edhe pse skuadra e tij e re u mund me rezultatin 3-1, Leonardo Bonucci ishte protagonist në stadiumin që për 7 sezone ishte shtëpia e tij.

16:14
Arrestimet në Kukës, Kryemadhi: Kjo histori nuk mbaron këtu! Tarifa duhet të ndryshojë

“Represioni dhe dhuna ndaj protestuesve në Kukës është thjesht rishfaqje e arrogancës dhe frikës që ka pushtuar Edi Ramën këto 24 orët e fundit”.

16:08
Partizani “zhyt” Kamzën në ujëra të ftohta, Luftëtari drejt Europës

Partizani fitoi 0-1 ndaj Kamzës në një ndeshje e cila i dha vendin e tretë në renditje, e përkohësisht me të shtoi edhe mundësitë për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

16:01
Kërcënoi Haradinajn, Veseli i përgjigjet Erdogan: Kosova s’u nënshtrohet presioneve të jashtme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës shprehu habi ndaj deklaratave të Rexhep Taip Erdogan në adresë të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

15:51
Poezi dhe filozofi, Timo Flloko promovon librin e tij në Gjirokastër

“Kërcim në bosh”, libri më i fundit i Timo Fllokos është ndarë me miq e qytetarë të Gjirokastrës në muzeun “Kadare”.

15:34
Dreka e Pashkës, Veliaj me personat në nevojë në mensën sociale në Kombinat

Personat në nevojë që frekuentojnë mencën sociale në Kombinat kanë festuar drekën e Pashkëve në një atmosferë të veçantë. Përveçse një dreke të ngrohtë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është kujdesur duke i surprizuar këta persona me praninë e këngëtarëve të njohur.

15:13
Besimi sfidoi diktaturën. Katolikët që “mbanin” meshë edhe gjatë komunizmit

E diela e Pashkës ka mbledhur besimtarët katolikë në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet, për të ndjekur meshën e Ringjalljes së Krishtit.

15:11
Të gjitha rrugët me pagesë, projekti i qeverisë për akset kryesore nacionale

Strategjia për taksimin e rrugëve në Shqipëri parashikon bërjen e kalimit me pagesë thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit.

15:05
Rruga e Kombit kalohet pa pagesë. Një ditë pas protestës, impianti ende i shkatërruar

Këtë të dielë, kalimi në pikën e koncesionarit në Rrugën e Kombit kryhet normalisht dhe pa pagesë, ndryshe nga një ditë më parë kur qarkullimi u paralizua për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë.

14:33
Kapen 750 kg hashash në Orikum, sekuestrohen një furgon e një gomone

Policia e Vlorës dhe ajo Kufitare kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme hashashi në Orikum.

14:30
Basha: Rama po poshtëron Kukësin dhe Kosovën. Tarifa të hiqet, protestuesit të lirohen!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dënoi ashpër në Facebook “arrestimet në mes të natës të qytetarëve të Kukësit dhe dërgimin e tyre në Tiranë”, të gjitha të kryera, sipas tij, në shkelje të të drejtave të tyre themelore.

14:06
Ulja e tensioneve, artistë nga Jugu vizitojnë Korenë e Veriut

Artistë e grupe të njohura muzikore të Koresë së Jugut do të performojnë për herë të parë në Veriun fqinj, ndërsa dy vendet në gadishullin e ndarë po përgatiten për një samit të rrallë mes tyre.

13:46
Kryebashkiaku i Kukësit: Takimi me Ramën, pasi të lirohen protestuesit

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu deklaroi në një konferencë për shtyp të dielën se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama nëse më parë nuk lirohen qytetarët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”.

13:45
“Ubi et Orbi”, Papa Françesku: T’u jepet fund masakrave si ajo e Sirisë

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të masakrave në Siri, gjatë mesazhit tradicional të ditës së Pashkës nga sheshi kryesor i Vatikanit.

13:37
Kukës, policia publikon emrat e 23 protestuesve të arrestuar

Policia e Kukësit ka publikuar emrat e 23 personave të arrestuar në një operacion që ka nisur që në orët e para të ditës së dielë.

13:27
Patriarku Irinej: Vuçiç po lufton heroikisht për Kosovën

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, një javë përpara kremtimit të Pashkës ortodokse është shprehur se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është duke luftuar heroikisht për serbët dhe shtetin tonë në Kosovë e Metohi” dhe se qëndrimi i tij dhe lufta tregojnë se ai e di mirë çfarë është duke bërë.

12:40
Arrestohen 23 protestues gjatë natës. Prokuroria, 36 urdhrandalimi

Familjarët e protestuesve të arrestuar gjatë natës në Kukës kanë “rrethuar” paraditen e së dielës Komisariatin e Kukësit.

12:13
Zëdhënësja e Lavrovit: Perëndimi po tenton të na heqë Botërorin

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka akuzuar drejtpërdrejt Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara se po tentojnë të pengojnë vendin e saj të organizojë Kupën e Botës gjatë kësaj vere.

11:53
Florida, një vizitor i paftuar në pishinën e shtëpisë

Një aligator që notonte në pishinë. Për pronarët e një banese në Florida, ai i së premtes ka qenë vizitori më i pazakontë, me të cilin janë përballur ndonjëherë.

11:41
Mesha e Pashkës, Papa Françesku: Zoti surprizon atëherë kur s’e pret!

“Askush nuk e pret, por Ai vjen e të tërheq”, shkruante Papa Françesku në rrjetin social “Twitter” përpara se të përgatitej për fjalimin e Pashkës në sheshin “Shën Pjetri” për të ashtuquajturin mesazh “Urbi et Orbi”. “Besimi ynë nis mëngjesin e Pashkës. Jezusi është gjallë! Ky është edhe thelbi i mesazhit të të krishterëve”, vijonte postimi i tij.

11:22
Rama: Tarifa 5 euro nuk ndryshon. Sistemi, pasi të vendosen kuponët për banorët

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë përpara gazetarëve ditën e dielë, një ditë pas protestës për tarifën e “Rrugës së Kombit”, deklaroi se “policia ruajti gjakftohtësinë përballë një tufe vandalësh që do të marrë ndëshkimin që meriton”.

11:19
“Ekstradimi i turqve mund të ketë pasoja për Kosovën”

Mes synimeve për të forcuar lidhjet me Bashkimin Europian, Kosova detyrohet tashmë të hetojë ekstradimin e 6 të dyshuarve si “gylenistë” drejt Turqisë, operacion ky që mund të sjellë pasoja për vendin.

11:05
Turqi-Greqi, ishulli “Imia” bëhet sërish “mollë sherri”

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë kanë mbërritur përsëri në pikën më kulmore, për shkak të ishullit të shumëpërfolur Imia në detin Egje, për të cilin të dyja vendet për pak sa nuk i shpallën luftë njëra-tjetrës 22 vite më parë.

10:55
Tragjedia në Kemerovo, dorëhiqet guvernatori që humbi edhe mbesën e tij

Guvernatori i rajonit rus Kemerovo, ku zjarri i rënë në një qendër tregtare shkaktoi dhjetëra viktima, dha dorëheqjen.

10:55
Të japësh profilet e rrjeteve shoqërore, pa të futesh në SHBA?

Një propozim i Departamentit të Shtetit për t’u kërkuar vizitorëve të dorëzojnë edhe profilet e rrjeteve shoqërore gjatë aplikimit për vizë në SHBA mund të ndikojë rreth 15 milionë persona. S’mund ta lejojmë të ndodhë pa luftuar.

10:49
Dëbimi i azilantëve, Gjermania shton përpjekjet

Gjermania shton përpjekjet për dëbimin e azilantëve. Falë një marrëveshjeje të miratuar nga konservatorët e CDU/CSU-së dhe socialdemokratët, autoritetet kanë filluar të ngrenë të ashtuquajturat “qendra ankorimi”, ku do të qëndrojnë azilkërkuesit në pritje të përfundimit të të gjitha procedurave.

10:43
Mposhti Milanin, Allegri: Për titullin na duhen 99 pikë

Juventusi fitoi 3-1 ndaj Milanit në përballjen e së shtunës, duke e çuar në 4 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt në Serie A, por trajneri Massimiliano Allegri kërkon nga ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë.

10:37
Zlatan Ibrahimovich vendos derbin në MLS me dy gola në debutim

Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të kishte një debutim më të bukur në Ligën amerikane të Futbollit (MLS), pasi vendosi derbin e Los Angelesit në favor të skuadrës së tij dhe meritoi ovacionet e kundërshtarëve.

10:30
Arkivohet humbja ndaj Juves, Gattuso: Fokusin, te derbi i Milanos

Loja ishte në nivelin më të mirë, por rezultati i Milanit në “Allianz Stadium” nuk e ka lënë mjaftueshëm të kënaqur trajnerin Gattuso.

10:23
“Blindohet” Kukësi. Forca të shumta RENEA për arrestimin e protestuesve

Qyteti i Kukësit është zgjuar të dielën i “pushtuar” nga forca të shumta RENEA, një ditë pas protestës kundër taksës së “Rrugës së Kombit”, protestë që degjeneroi në dhunë.

10:21
Boks, britaniku Joshua fiton me votë unanime ndaj Parker

Një ndeshje taktike, e në shumë minuta e mërzitshme, i zhgënjeu pritshmëritë e 78 mijë tifozëve në “Principality Stadium” të Kardifit, e me shumë gjasa edhe miliona spektatorët anembanë globit nga ekrani i vogël.

10:06
Zbardhet plagosja te “Shqiponja”, shpallet në kërkim një 37-vjeçar

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së shtunës te sheshi “Shqiponja” dhe ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar, banues në kryeqytet.

09:27
Kukës, policia arreston protestuesit në mes të natës

Banorët e Kukësit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e forcave speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë pas protestës së të shtunës, ku qytetarët kuksianë protestuan kundër tarifës së lartë për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

09:00
Meta uron Pashkët dhe kërkon më shumë vëmendje ndaj shtresave në nevojë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve.

08:39
Papa Françesku pagëzon emigrantin hero të Italisë

Papa Françesku pagëzoi emigrantin hero të Italisë në meshën e Pashkëve, të mbajtur në orët e para të së dielës në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

08:23
Kremtimi i Pashkës katolike. Mbahet mesha në katedralen e “Shën Palit”

Në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, besimtarët katolikë ndoqën meshën e vigjiljes së Pashkëve, të udhëhequr nga arqipeshkvi Xhorxh Frendo.

E shtunë, 31 Mars 2018
23:45
“Gylenistët”, Ipeshkvi i Kosovës: Ata që prenë në besë mikun, dorëzojnë edhe kryeministrin

Kundër largimit të 6 gylenistëve nga Kosova ka dalë edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë mbajtjes së meshës në vigjilje të Pashkës katolike, Imzot Dodë Gjergji u shpreh se dërgimi i tyre drejt Turqisë është edhe një tregues për të ardhmen e atyre që sipas tij prenë në besë individë që deri dje cilësoheshin miq.

23:30
TopAwards/ Pas 29 javësh, Getinjo dhe Mozzik dalin nga klasifikimi

Dyshja e talentuar, Getinjo dhe Mozzik, prej shumë kohësh nuk janë futur në klasifikimin e “The Top List” me ndonjë projekt të ri muzikor.

23:22
Prej vitesh pa fëmijë, prindërit falenderojnë mjeken që i bëri me katërnjakë

Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Klodjanës dhe Alketit. Ata ishin njohur që kur kishin qenë në moshë të vogël dhe ishin rritur së bashku. Me kalimin e viteve ata kishin rënë në dashuri dhe ishin martuar me njëri-tjetrin.

23:10
Tensione në kufi, francezët kalojnë të armatosur në Itali

Punonjës të doganës franceze në kufi me Italinë kanë shkaktuar situatë të tensionuar mes dy vendeve duke hyre të armatosur në një klinikë emigrantësh, që ndodhet rreth 1 km brenda territorit italian.

23:00
Leonora Jakupi përlotet përballë nënës që humbi fëmijët në luftë

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për nënë Ferdonijen. Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.

22:53
Humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin në Luftën e Kosovës, historia e nënë Ferdonijes do t’ju përlotë

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit mbrëmjen e sotme na riktheu pas në kohë duke na rikujtuar luftën e përgjakshme të Kosovës dhe plagët e lëna pas prej saj. Në program u trajtua historia e dhimbshme e nënë Ferdonijes dhe familjes së saj, një familje e cila tashmë jeton vetëm nëpërmjet kujtimeve të nënës.

22:41
Juve “shkel” Milanin në rrugën për titull

Juventusi është rikthyer te fitorja, teksa në ‘Allianz Stadium’ të Torinos, ka mposhtur Milanin me rezultatin 3-1. Bardhezinjtë janë shkëputur edhe njëherë +4 pikë nga Napoli, ndërsa i kanë shkaktuar Milanit humbjen e parë pas më tepër se 3 muajsh në kampionat.

22:35
Plagoset me armë zjarri në Tiranë, shkon vetë në spital

Mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:25 një 34 vjeçar ka mbërritur në spital i plagosur në këmbë me armë zjarri.

22:17
1 Prilli, si të mashtroni miqtë tuaj – FOTO

Në Evropë, sikurse edhe në Shqipëri, 1 Prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave apo më mirë dita e shakave. Por përveçse gënjeshtrave të bardha e momentale, disa mund të shkojnë më tej duke bërë që nëse miqtë e tyre do të mashtrohen nga shakatë e tyre të qeshurat do të jenë pa fund.

22:09
E “vërteta” për ditën e gënjeshtrave

Në shumë vende të Evropës, sikurse edhe në Shqipëri, 1 Prilli njihet si dita e gënjeshtrave apo më mirë si dita e shakave.

22:08
Divorcohen pas 34 vitesh, vajza i lutet nënës që të kthehet me babain

Edhe mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit solli emocione të forta, madje na bëri dëshmitarë të një drame familjare.

21:24
Protesta e dhunshme për Rrugën e Kombit, përmes fotove

Protesta nisi e qetë, por devijoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.

21:16
Amaris i kërkon Erginit që ta ketë më shumë shoqe

Amarisi, Ergini dhe Ana ishin tre personazhet e historisë së parë që hapën puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Amarisi kishte njohur në kopësht Anën dhe ishin bërë shoqe të ngushta. Ato qëndronin dhe luanin bashkë gjithë kohën.

20:54
Bayerni shkatërron Dortmund, një pikë larg titullit

Bayerni i Mynihut shkatërroi Borusian e Dortmundit me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Allianz Arena”, duke prekur titullin kampion, pasi diferenca me Schalke 04 e vendit të dytë është 16 pikë, ndërsa në lojë janë vetëm 18 të tillë.

20:48
“Gjurmë Shqiptare”: Pushtimi i fundit i Sarandës

Si u betonizua qyteti i Sarandës? Kush i dha më shumë se 1800 leje ndërtimi? Si u shtua qyteti me rreth 50 mijë metra katror në raport me detin?

20:32
Rruga e Kombit, Basha: Zgjidhje me dialog, pati dhunë policore

Kryetari i Partisë Demokratike dënoi dhunën që sipas tij policia ushtroi ndaj protestueseve dhe kërkoi largimin e forcave speciale nga Kukësi. Sipas Bashës zgjidhja e situatës bëhet vetëm me dialog.

19:50
Kukësi përmbys Flamurtarin dhe konsolidon vendin e dytë

Kukësi mundi Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 2-1 për të konsoliduar vendin e dytë dhe për ta çuar në 12 pikë diferencën me Skënderbeun kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit.

19:47
“Mr 700 euro”, Lëvizja për Universitetin: Pedagogët kërkojnë para

Ditën e mërkurë një grup studentësh protestuan përpara fakultetit të shkencave të natyrës me një banderolë ku denoncohej një pedagog i fakultetit, por pa emër, me pseudonim Mr 700 euro, aq sa u kërkonte studentëve për të kaluar në provim

19:43
Moti të dielën me shi, përmirësohet pasdite. Por bien temperaturat

Kjo e shtunë është shoqëruar me erëra të forta në territor, teksa temperaturat kanë shkuar deri në 27 gradë.

19:39
Vala e dytë e dëbimeve ruse, “ikin” 50 diplomatë britanikë

Vala e dytë e dëbimeve të diplomateve në Rusi po vijon. Këtë herë Moska ka dëbuar 50 diplomatë britanikë.

19:31
Eve Jobs, kur trashëgon gjenet e babait

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs do të mbahet mend gjatë si njeriu që bëri revolucion të kompjuterit personal dhe që ndërtoi një biznes me vlerë miliarda.

19:26
Rreziku rus, Polonia furnizohet me armë

Frika nga Rusia e ka shtyrë Poloninë drejt blerjes më të madhe të armëve në historinë e saj. Varshava firmosi kontratën e marrjes së dy sistemeve raketore tokë-ajër të tipit “Patriot” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:20
Rama lëshime për Kukësin, dënon dhunën në protestë

Kryeministri Edi Rama tha se ata qe dhunuan dhe frymëzuesit e tyre do të përgjigjen para ligjit. Ai tha se do të takojë kreun e bashkisë së Kukësit, por shtoi se këshilltarët socialistë që kanë ngritur dorën për thirrjen e protestës nuk janë më pjesë e partisë.

19:02
Rrenat e 1 prillit, por që dolën të vërteta

Gënjeshtrat e 1 prillit janë të përhapura në të gjithë botën prej shumë vitesh tashmë.

19:01
Vigjilja e Pashkës; Ritet e katolikëve në pritjen e ditës së “ringjalljes’

Vigjilja e Pashkës është një moment shumë i rëndësishëm për besimtarët e krishterë katolikë. Gjatë kësaj kohe besimtaret praktikantë ndjekin disa rite të përcaktuara ku pjesa më e rëndësishme është kreshma.

18:47
Kosovarët zgjedhin Maqedoninë, të tjerët bllokohen në Morinë

Me mijëra automjete nga Kosova tentuan të vinin sot në bregdetin shqiptar për fundjavë, por që në kufi ata hasën pengesa me vonesat nga policia shqiptare. Ata që kaluan u bllokuan nga protesta. Ndërsa një pjesë e madhe ju drejtuan kufirit me Maqedoninë. 

18:43
Britania i rikthehet betejës për Ballkanin

Perëndimi po lufton Rusinë për Ballkanin dhe “sulmi” më i fundit vjen nga Britania.

18:41
“Benzinë zjarrit”, Facebook: Rritje me çdo kosto!

Pasojat negative të Facebook, edhe të vdekurit dhe terrorizmi, nuk janë arsye për të braktisur “misionin” e rrjetit social që është ajo e lidhjes së njerëzve në botë.

18:27
Elvana Gjata di çfarë ti thotë të motrës (FOTO)

Duket sikur trendi ka ndryshuar, pasi vitet e fundit kemi parë figura të njohura të publikojnë foto në qytete të ndryshme evropiane.

18:14
Britanikët vijojnë “çmendurinë” para pashkëve – FOTO

Pashkët, që në disa vende nisin të kremtohen që me të Premten e Mirë, është një mundësi mjaft e mirë e britanikëve për të dalë e për të festuar me miqtë.

17:48
Shtetet më të pasura në botë – FOTO

Një nga elementët matës së pasurisë së një shteti është fuqia blerëse e qytetarëve të tij.

17:38
Këshilli Bashkiak i Kukësit: Aktet e dhunës filluan nga FNSH para protestës

Këshilli Bashkiak i Kukësit në një deklaratë për mediat thotë se aktet e dhunës filluan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë para orës së fillimit të protestës teksa bëjnë të ditur se thirrën një protestë paqësore.

17:38
Serie A, Icardi gjen ‘muzën’, Lazio i bën 6 Beneventos

Fitore e lehtë për Interin në pasditen përpara ‘Pashkëve’: Icardi dy herë dhe Perisic i japin fiton që afron me vendin e tretë zikaltrit.

17:33
“Gulenistët”, Erdogan-Haradinajt: Do japësh llogari!

Presidenti turk Erdogan ka reaguar ndaj kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm dhe kreun e AKI në Kosovë.

17:04
Teuta me hap e mbijetese, mposht Laçin. Trajnerët: S’pati tolerim

Me Lushnjën që e sheh veten një kategori më poshtë, durrsakët janë pretendentët kryesorë në këtë pikë të kampionatit për t’iu bashkangjitur në Kategorinë e Parë.

16:52
Ndëshkimi nga UEFA, Daja pas humbjes: Situata jo e mirë, por jemi profesionistë

Në transfertën e Shkodrës, u duk sikur asnjë prej “ujqërve të dëborës” nuk ishte i përqendruar për të dhënë 100% kundër kundërshtarit, çka u shfrytëzua mjaft mirë nga lojtarët e Vllaznisë që fituan edhe takimin me rezultatin 2-1.

16:50
Berisha reagon ashpër: Të ngrihemi të gjithë ndaj taksave të klikës në pushtet

Mjaft i ashpër reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, ku në një status në profilin e tij në Facebook e nis me: “Përgjigje barbarëve!”.

16:40
Triumfi ndaj Skënderbeut, Gjoka: Aspak e lehtë

Një tre pikësh me shumë sakrifica, kështu e ka vlerësuar trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka triumfin ndaj kryesuesve të kampionatit.

16:36
Protesta, Xhafaj raporton pasdite në zyrën e Ramës

Në orët e pasdites ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është parë të hyjë në godinën e Kryeministrisë.

16:29
Mediat e huaja për protestën: Kundër taksës së rrugës Shqipëri-Kosovë

Protesta në Rrugën e Kombit ka marrë dhe jehonë ndërkombëtare. Mjaft media në botë i referohen lajmit të Reuters, “Protestuesit në Shqipëri përplasen me policinë për taksën e rrugës”.

16:22
Protesta në Kalimash, Prokuroria: Po punojmë të gjejmë autorët dhe shkaktarët e dhunës

Prokuroria e Përgjithshme nëpërmjet një deklarate shprehet se po punon për gjetjen e autorëve dhe shkaktarëve të dhunës në Tuneliun e Kalimashit.

16:10
Kokainë në ofiçinë, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Lezhës gjatë një kontrolli ka gjetur në një ofiçinë një sasi prej 31.13 gram kokainë, duke vënë në pranga dhe poseduesin e saj, Izmir Gurluge.