Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari nga Britania e Madhe

05/05/2018 01:37

Ka marrë fund arratia për një nga personat më të kërkuar të Britanisë së Madhe, Jamie Acourt, i cili është arrestuar në Spanjë.

Zyrtarët e armatosur arrestuan z. Acourt pasi u largua nga Metropolitan Sagrada Familia Gym në Barcelonë pasditen e të premtes.

41-vjeçari nga Londra jugore kërkohet nga policia, që po heton furnizimin në shkallë të gjerë me drogë dhe dyshohet se Acourt është pjesë e këtij rrjeti.

Ai gjithashtu ka qenë i dyshuar edhe si i përfshirë në vrasjen e Stephen Lawrence në vitin 1993, gjë të cilën gjithmonë e ka mohuar.

Ai u arrestua si pjesë e një operacioni të përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Policisë Metropolitane dhe Policisë Kombëtare Spanjolle.

Top Channel