E premte, 04 Maj 2018
11:54
10 arsye për të mos e humbur klasiken Barça-Real

Edhe pse Barcelona siguroi titullin kampion në Spanjë, me fitoren ndaj Deportivos, por edhe Real Madrid u katapultua në finalen e tretë radhazi të Ligës së Kampioneve, ‘El Clasico’ e së dielës nuk është krejt pa vlerë, madje ka shumë arsye të tjera për të mos u humbur këtë ndeshje.

11:53
Radha e Manjola Xhaxhos, në sitën e vetingut më 10 maj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancës me gjyqtarin e Kushtetueses Fatmir Hoxha të hënën, kalon në sitën e vetingut gjyqtaren e Tiranës, Manjola Xhaxho.

11:51
Haradinaj: Serbishtja gjuhë zyrtare, por ka vështirësi

Zyra e Komisionerit për gjuhë pranë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës organizoi konferencën e pestë vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Komisionerëve të Gjuhëve me temë “Shumëgjuhësia: vlerë dhe/apo obligim”.

11:44
Të krishterët e myslimanët, a adhurojnë të njëjtin Zot?

Ndodh ndonjëherë që pyetje të cilat duken krejtësisht filozofike dhe abstrakte të përzihen me çështjet e realitetit konkret, atij realiteti që ka të bëjë me jetën dhe fatin e njerëzve.

11:41
Instagram, tani mund të blini online nga rrjeti social

Tashmë mund të ruani informacionet e pagesave apo blerjet e produkteve direkt nga aplikacioni i Instagram, konfirmon kompania për CNBC.

11:40
Twitter, thirrje 300 mln përdoruesve: Ndërroni fjalëkalimet!

“Twitter”-i u ka bërë thirrje më shumë se 300 milionë përdoruesve të tij të ndryshojnë fjalëkalimet, pas ekspozimit të tyre për shkak të një virusi.

11:39
Motorët që kanë bërë historinë në vitet 1990

Fillim vitet ’90 sollën ndryshime të mëdha në Europë dhe në botë, ndikuar edhe nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

11:37
Zbulohet një tjetër “Salah”! – FOTO

Mori gati një milion vota në zgjedhjet në Egjipt edhe pse nuk ishte fare kandidat, rrugët në shtetin e tij janë duke u mbushur me postera, ndërsa fama e Mohamed Salah vazhdon të rritet në mbarë globin, duke u bërë një kandidat potencial edhe për “Topin e Artë”.

11:31
Djali bën të përlotet David Beckham – VIDEO

David Beckham ka marrë një surprizë të bukur nga djali i tij i madh, Brooklyn, i cili e ka bërë të përlotet babain e tij, tashmë 43 vjeçar.

11:27
Majko në Australi, Johnson: Dyer të hapura për emigrantët

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ndodhet në një vizitë zyrtare në Australi ku u takua me sekretarin për emigracionin, Richard Johnson.

11:23
Makina legjendare që ia vlen t’i provoni – FOTO

Çdo kush ka markën apo modelin e tij të preferuar të makinës, por padyshim disa prej tyre kanë mbizotëruar tregun më tepër se të tjerat.

11:20
Samiti i Ballkanit, në Selanik për bashkëpunimin kufitar

“Përforcimi i stabilitetit rajonal dhe shumëllojshmërisë së bashkëpunimit ndërkufitar midis vendeve jugore të Ballkanit mund të arrihen vetëm me intensifikimin e dialogut dhe me përballjen e përbashkët të sfidave të kohës”.

11:09
Dasmat më të mahnitshme mbretërore nga e gjithë bota – Foto

Ndërsa shumë dasma mbretërore nuk tërheqin vëmendjen aq sa dasma e ardhshme e princit Harry dhe Meghan Markle, kjo nuk do të thotë që ato nuk kanë qenë të mahnitshme.

11:01
Shpërthen vullkani në Hauai, evakuohen banorët dhe turistët – VIDEO

Shpërthimi i vullkanit “Kilauea” ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e detyrueshëm të qindra banorëve të një zone rezidenciale në Hauai, duke i orientuar drejt një qendre lokale që shërben edhe si strehim në raste rreziku.

10:55
Hiqni dorë nga këto zakone të mëngjesit

Mënyra se si nisim mëngjesin na ndihmon të kemi energji dhe vitalitetin për të cilin kemi nevojë për gjithë ditën.

10:52
Tifozët e prekin në të pasme, gazetarja i godet me mikrofon – VIDEO

Festa e tifozëve të Chivas de Guadalajara ishte e madhe pas fitores ndaj Toronto FC në Ligën e Kampioneve të Amerikës.

10:51
Ahmetaj me biznesin e vogël: E rëndësishme, vazhdimësia e lehtësirave

Në një bashkëbisedimet me biznesin e vogël, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se e rëndësishme është vazhdimësia e lehtësimit të biznesit të vogël.

10:36
S’ka Nobel në Letërsi sivjet. Shtyrja, për shkak të skandaleve seksuale

E pllakosur nga një skandal abuzimesh seksuale, Akademia suedeze njoftoi se Nobeli i sivjetshëm i Letërsisë nuk do të jepet, gjë që e bën këtë të parën herë në 75 vite që juria e fshehtë, përgjegjëse për dhënien e çmimit më prestigjioz të botës në këtë fushë, do ta anashkalojë ceremoninë në vjeshtë.

10:23
Situata në Kushtetuese, Bashkim Dedja me deputetët gjermanë

Përfaqësues të Bundestagut gjerman, deputetë të landeve dhe njëkohësisht nënkryetari i partisë së Merkel në CDU, po zhvillojnë një takim në Gjykatën Kushtetuese.

10:22
Rrëzimi i avionit filmohet nga kamera – VIDEO

Momente dramatike janë publikuar së fundmi nga rrëzimi i avionit privat në Arizona.

10:21
Operohet Verratti, mesfushori kthehet sezonin e ardhshëm

Ndeshja e fundit që ishte në fushë e luajti më 31 mars, në fitoren ndaj Monaco dhe më pas nuk ishte më në gjendje të bashohej me skuadrën, deri sa vendosi të bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Marco Verratti do të rikthehet në fushë vetëm në muajin gusht, me startin e sezonit të ri.

10:19
Iniesta rrezikon ‘klasiken’ e fundit të karrierës

Andres Iniesta mund të humbasë ‘Klasiken’ e fundit të karrierës së tij, pasi nuk ka qenë pjesë e skuadrës së parë në stërvitjen e së enjtes, për shkak të një problemi që ka shfaqur në pulpën e këmbës së majtë.

09:59
Makinat e policisë më të shpejta në botë – FOTO

Shkelësit e rregullave në rrugë, apo kriminelë në arrati shpesh kanë në dispozicion makina super të shpejta.

09:58
Lu: Të kapen peshqit e krimit. Mirëpret ikjen e Tahirit nga Kuvendi

Donald Lu përshëndeti dorëzimin e mandatit nga Sajmir Tahiri. “Mirëpresim faktin që Sajmir Tahiri do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, tha ai.

09:51
600 mijë dollarë, si gjethe në rrugë

Qindra mijëra dollarë ranë nga pjesa e prapme e një kamioni të blinduar në Indianapolis një ditë më parë.

09:29
Çfarë thonë menstruacionet për femrat?

Mesatarja e femrave është 450 menstruacione gjatë gjithë jetës. Nëse i keni me dhimbje, apo të shumta, ato tregojnë diçka për shëndetin tuaj.

09:27
“Vajza duhet të zhvisheni”. Skandali në futbollin amerikan – FOTO

Një ekip i futbollit amerikan, në NFL, është përfshirë nga një skandal.

09:20
U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe drejtuesi teknik

Policia ka arrestuar inxhinierin dhe teknikun e minierës për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pas dëmtimit të 48-vjeçarit Besnik Palamani.

09:20
Letra e ekonomistëve për Trump: Po rikthen depresionin e madh

Më shumë se një mijë ekonomistë kanë paralajmëruar Donald Trump se proteksionizmi i tij ekonomik dhe retorikat e ashpra në tregti, kërcënojnë të përsërisin gabimet që SHBA bëri në vitet 1930, gabime që e zhytën botën në depresionin e madh.

09:10
Moda është “maxi dress”

Mund të vishen në çdo mënyrë dhe në çdo moment. Qoftë ditën nëpër qytet, me këpucë tenisi apo sandale të sheshta, edhe në mbrëmje me modele më të sofistikuara për një moment të rëndësishëm apo thjesht për t’u ndjerë të bukur.

09:07
Linjat ajrore më të frekuentuara në botë

Linja që lidh Singaporin me kryeqytetin malajzian, Kuala Lumpur, është trajektorja ndërkombëtare më e frekuentuar në botë. Avionët kanë bërë 30537 fluturime mes dy aeroporteve gjatë vitit të kaluar.

08:56
Pentangoni do të mbajë hapur burgun e Guantanamos

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë terroristë të dyshuar të kapur në fushat e betejës në objektin e tyre të paraburgimit në Gjirin Guantanamo, në Kubë, për aq kohë sa ata paraqesin një “kërcënim të vazhdueshëm, e të madh” për vendin.

08:54
Tre festa në një ditë, fiton miliona dhe…

Në atë që mund të konsiderohet dita më e mirë e jetës, një kanadez, ka fituar lotarinë dhe e gjithë kjo ndodhi në ditën e daljes së tij në pension, njëherësh, dita e lindjes së tij.

08:50
Diell paraditen e të premtes, shira në të gjithë vendin pasdite

Paraditen e të premtes mund të shijojmë diellin pasi moti premton kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pasditja do të jetë me shira në të gjithë vendin, përjashtuar zonat jugperëndimore thotë Meteoalb.

08:47
Bricjapi, shenja e ditës. Në punë jeni në qiellin e shtatë

Hëna në shenjën tuaj e bën ditën më të shkëlqyer dhe të kënaqshme përreth teje.

08:43
India, nën pushtetin e pluhurit. Plot 125 viktima, situata pritet të përkeqësohet

Nuk ka qetësi për veriun e Indisë. Bilanci i viktimave të stuhive të fuqishme të rërës e pluhurit në rajon ka mbërritur në mbi 125 dhe meteorologët paralajmërojnë se moti i keq nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

08:38
Sekerinska: Çështja e emrit, pengesa e vetme për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Pas marrjes së sigurive të vazhdueshme nga zyrtarë të nivelit të lartë të OKB-së dhe Maqedonisë, se Shkupi është i gatshëm të zgjidhë mosmarrëveshjen afatgjatë për çështjen e emrit me Greqinë fqinjë, Ministrja e Mbrojtjes e vendit ballkanik, tha se kjo çështje mund të jetë arsyeja e vetme që ka penguar praninimin e vendit në NATO.

08:12
S’ka më syze, solucion për të korrigjuar shikimin

Përpjekjet e njeriut për të rregulluar problemet e shikimit kanë evoluar nga syzet tek lentet e kontaktit e deri në korrigjimi me rrezet lazer. Tani janë pikat në sy me një solucion të veçantë ato që korrigjojnë shikimin.

05:35
LeBron bën biznes të vërtetë me aksionet e Liverpoolit

Liverpooli siguroi finalen e Championsit mbrëmjen e të mërkurës, pasi eliminoi Romën me rezultatin e përgjithshëm të të dy takimeve 7-6.

03:15
Përcaktohet shkalla e dëmtimit, Immobile mund të jetë ndaj Interit

Mjekët në klubin e Lazios janë njohur sot me analizat e detajuara të dëmtimit të sulmuesit Ciro Immobile.

00:52
Sulm me armë në një qendër tregtare në SHBA, raportohen viktima

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një qendër tregtare, në Nashville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E enjte, 03 Maj 2018
23:47
Marseille zgjohet në shtesë, kalon në finalen e Lyonit

Pavarësisht fitores 2-0 në ‘Vellodrome’, Marseilles iu desh të luante për 120 minuta në Austri ndaj Salzburgut, për të siguruar finalen e Europa Leagues.

23:03
Diego Costa çon Atleticon në finale, Wenger e mbyll me dështim

Atletico e Madridit është finalistja e parë e UEFA Europa Leagues, pasi eliminoi në gjysmëfinale Arsenalin.

22:52
Bayern, 100 mln euro për Dybala…nëse largohet Lewandowski

Bayern Munchen duket i gatshëm të hidhet në veprim për të siguruar shërbimet e Paulo Dybala, nëse do ta humbisnin sulmuesin polak Robert Lewandowski gjatë merkatos së kësaj vere.

22:38
Dëmtimi i tmerrshëm, Koscielny humbet “Rusi 2018” me Francën

Vetëm 12 minuta kanë zgjatur emocionet e gjysmëfinaleve të kthimit për Laurent Koscielny, 32-vjeçarin francez të “topçinjve” të Londrës, të impenjuar mbrëmjen e së enjtes në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madrid.

22:35
Tahiri: Visho Ajazi ushtar i Berishës! Turp që është ambasador në NATO

Në debatin mes Saimir Tahirit dhe analistëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, doli në pah edhe emri i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.

22:29
“Virgjërinë e humba kur më përdhunoi një futbollist i famshëm i Lazios”

Aktorja 90-vjeçare, Gina Lollobrigida ka rrëfyer një “peng” të së shkuarës, kur në moshën 18-vjeçare është përdhunuar nga një ish-futbollist i famshëm i Lazios. Lajmi i bujshëm është raportuar këtë të enjte nga e përditshmja italiane “Libero”.

22:18
Sherr pas alkoolit, plagoset rëndë një 39-vjeçar

Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital pas një zënke banale në qytetin e Bilishtit.

22:10
“Dieselgate”, akuzohet ish-shefi ekzekutiv i Volkswagenit

Ish-shefi ekzekutiv i Volkswagenit, Martin Winterkorn është akuzuar formalisht nga një gjykatë federale e Detroitit me akuzën e komplotimit për të gënjyer rregullatorët mbi manipulimin e emetimeve të automjeteve me naftë të prodhuesit gjerman.

21:59
Rishfaqet Robin Hood (Video)

Është interpretuar nga Kevin Costner dhe Russell Crowe, ndërsa tani, radhën për të luajtur rolin e Robin Hood e ka Taron Egerton.

21:57
Bushati-Tahirit: Shndërrove komisariatet në bordello për trafikantët

Në debat e sipër me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, analisti Andi Bushati shpërtheu në akuza të forta ndaj gjendjes në të cilën ndodhej Policia e Shtetit në kohën që drejtohej prej Tahirit.

21:52
Christina Aguilera rikthehet me videoklip me pullë të kuqe (Video)

Pas një pushimi 6-vjeçar, Christina Aguilera është kthyer në muzikë me videoklipin e këngës “Accelerate”, e prodhuar nga Kanye West.

21:50
A e kanabizoi Tahiri Shqipërinë? Ish-ministri përplaset me Bushatin

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u përplas me analistin Andi Bushati këtë të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

21:40
Ndryshimi i paktit, Irani: Nuk rinegociojmë! Opsioni ynë, dalja prej tij

Ministri i Jashtëm i Iranit u shpreh këtë të enjte se kërkesat e Shteteve të Bashkuara për të ndryshuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore ishin të papranueshme, pasi afati i vendosur nga presidenti Donald Trump ndaj europianëve për të “përmirësuar” marrëveshjen përfundoi.

21:26
Ish-presidenti i Interit, Moratti: Me Juven, rikthim në të kaluarën

Inter-Juventus është një çështje që nuk mund të mbyllet! Pas shumë polemikave që pasuan ndeshjen e “San Siro”-s, për të dhënë mendimin e tij ka ndërhyrë edhe ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti.

21:18
Tahiri mohon “marrëveshjen” me Ramën: As e shet, as e blen njeri të vërtetën time

Fillimisht Partia Demokratike dhe më pas Lëvizja Socialiste për Integrim reaguan menjëherë pas dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandate i deputetit.

21:06
Ngacmimet seksuale, Bill Cosby dhe Roman Polanski përjashtohen nga “Oscars”

Bill Cosby dhe Roman Polanski janë përjashtuar nga Akademia amerikane e Arteve filmike dhe Shkencës. Organizata prestigjioze, e cila organizon edhe ndarjen e çmimeve “Oscar” njoftoi vendimin e marrë këtë të enjte.

20:27
Fut familjen në sherr, kryefamiljarin e bën me djalë tjetër. Prokuroria: Ishte lapsus!

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “Fiks Fare” u ankua Preng Gjikolaj nga Lezha, i cili ishte akuzuar për mashtrim dhe i ishin bllokuar si prova, pasaporta dhe llogaritë bankare të tij.

20:19
Shuhet Gjykata Kushtetuese! Ikën edhe Altina Xhoxhaj

Vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese, Altina Xhoxhaj pas 23 viteve karrierë të nisur në gjyqësor në Shkallën e Parë të Tiranës, e të vazhduar më tej në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si edhe të mësimdhënies atje ku përgatiten brezat e gjyqtarëve e prokurorëve.

20:11
Shkeljet e Mynyr Konit, Auditi i Ministrisë: Ka shkaktuar kaos

Ministria e Arsimit ushtroi kontroll në Universitetin e Tiranës gjatë muajve shkurt-mars 2018, ku konstatoi problematika të rënda administrative nga ana e Rektorit Mynyr Koni.

20:08
Salah dhe Mane i kap finalja e Champions-it në mes të Ramazanit

Mohamed Salah është kërcënimi më i madh i Realit të Madridit në finalen e Champions League, që do të luhet në Kiev.

19:43
“Open Data” dhe “Tirana ime”, shembuj suksesi në konferencën europiane

Tirana ka qenë mikpritëse, këtë të enjte, e Konferencës së Autoriteteve europiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, hera e parë që një gjë e tillë zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vitin e ardhshëm, komisionerë nga të gjitha vendet e botës do të mblidhen gjithashtu në kryeqytetin shqiptar.

19:42
Dorëheqje e detyruar apo me dëshirë? Tahiri flet sonte në Top Channel

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të jetë i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, përballë një paneli analistësh.

19:37
Rama: Opozita hedh baltë. PD e LSI: Dorëheqja e Tahirit, show

Pak minuta pasi Saimir Tahiri kishte njoftuar dorëzimin e mandatit të deputetit, demokratët në sallën e Parlamentit e quajtën veprimin e ish-ministrit të Brendshëm thjeshtë një show.

19:35
Rruga e re ndëshkoi fermerët; qershitë mbeten stok

Në këtë periudhë të vitit rruga e vjetër Elbasan- Tiranë, e ashtuquajtur Rruga e Krrabës, zbukurohej nga vargjet e kuqe me qershi pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj pranë fshatit Petresh.

19:06
Higuain e Dybala, konfirmime për listën e Botërorit

Trajneri i përfaqësueses argjentinase të futbollit ka nisur një tur europian për të takuar personalisht të gjithë kandidatët, që ai vlerëson të denjë për të qenë në Botërorin “Rusi 2018”.

18:49
“Eurovision”, vlerësohet kënga me të cilën do të konkurrojë Eugent Bushpepa

Një fanse ka surprizuar Eugent Bushpepën, këngëtarin që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” më 8 maj.

18:21
Ronaldo? Mourinho zgjedh më të mirin mes “Fenomenit” dhe “CR7”

Jose Mourinho nuk humbet asnjë rast kur i jepet mundësia për të thumbuar Cristiano Ronaldon.

17:58
Elon Musk trondit bursën. Refuzon t’u përgjigjet pyetjeve “të mërzitshme”

Refuzimi i shefit ekzekutiv të Teslës për t’iu përgjigjur pyetjeve të mërzitshme për financat e prodhuesit të makinave elektrike lëkundi fort “Wall Street”-in dhe bëri që kompania të humbasë 7% të vlerës së aksioneve brenda ditës.

17:53
Bllokimi i rrugëve detare, refugjatët gjejnë shtegun e vjetër për në Greqi

Dy vite pas mbylljes së kalimit detar të përdorur nga më shumë se një milion emigrantë, për të kaluar nga Turqia në ishujt grekë, gjithnjë e më shumë refugjatë po rizbulojnë një rrugë të vjetër kontrabandistësh, përmes atij që njihet si kufiri ujor mes dy vendeve.

17:46
Goditi me këpucë Bushin, sot gazetari garon për deputet

Një ngjarje e pazakontë shënohet pikërisht sot që kremtohet edhe Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

17:24
Mësimet që vijnë nga Republika e Vajmarit

Marrë nga Project Syndicate – Që prej vendosjes së Republikës Federale në vitin 1949, gjermanët kthejnë herë pas herë kokën pas tek rrëzimi i Republikës së Vajmarit dhe ngritjes në pushtet të nazistëve, në fillim të viteve ’30 të shekullit të kaluar dhe pyesin veten se ku do të ishte vendi nëse kjo nuk do të ndodhte.

17:03
Dua Lipa, e ftuar speciale në ceremoninë hapëse të finales së Champions League

Finalja e Champions League për këtë sezon do të luhet në Kiev të Ukrainës, por spektaklit të garantuar në fushën e gjelbërt në përballjen mes dy emrave gjigantë si Reali i Madridit dhe Liverpool, duket se nuk do t’i mungojë diçka shqiptare.

16:48
Salah “pushton” rrugët e Kajros (Foto)

Mohamed Salah po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm, duke bërë që prej disa kohësh të eklipsojë edhe dy më të mirët e 10 viteve të fundit: Ronaldo e Messi.

16:33
Hapet muzeu i historisë 500-vjeçare të hebrenjve të Beratit

Qyteti me vlera i Beratit ka që prej të entjes një institucion të ri kulture, një muze-ekspoze që sjell në vëmendje një memorie shekullore të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes beratasve dhe komunitetit hebre në këtë qytet.

15:56
Librat shqip do të shkojnë në Australi

Librat shqip do të mbërrijnë deri në Australinë e largët, ku sipas statistikave jetojnë rreth 14 000 shqiptarë.

15:40
Olimpyskiy, stadiumi gjigand i finales së Champions

Real Madrid kërkon të fitojë për të tretin vit radhazi trofeun më të rëndësishëm në Evropë, Champions League, por përballë do të kenë një Liverpool të etur për sukses, që nuk e fiton këtë trofe që nga viti 2005.

15:32
Në sherr për pronat, përplasja në Tiranë pas një vendimi gjykate

Një konflikt pronësie kërkoi ndërhyrjen e policisë për shkak të mosmarrëveshjeve midis dy familjeve dhe përmbaruesit në tregun “Çam” në kryeqytet. Në pronën e familjes Skifteri, që në fillim të viteve ‘90, janë ndërtuar disa magazina nga familja Çizmja. Familja pronare e truallit, ka fituar të gjitha gjyqet, por sot e ka të pamundur të marrë pronën e saj.

15:30
Peshëngritësit nuk dorëzohen, i kërkojnë ndihmë Presidentit Meta

Edhe pas zbardhjes së vendimit nga Komiteti Olimpik Shqiptar, për përjashtimin e Federatës së Peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare dhe në çdo aktivitet që organizon KOKSH në këto dy vite të ardhshme, duket se sportistët nuk janë dorëzuar.

15:24
Zvarritje me listën e barnave, nuk hyn në fuqi. Vijon dëmi ndaj buxhetit

Kanë kaluar dy javë që nga miratimi i listës së re të barnave në mbledhjen e këshillit të ministrave.

15:19
Plehrat hidhen në Drin, ndotet edhe shëtitorja në anë të lumit

Lumi Drin, i cili përshkon qytetin e Lezhës mund të ishte një atraksion më vete për turistët në Lezhë, por edhe mundësi shumë e mirë për gjenerimin e të ardhurave për bizneset në qytet. Por ndotja në të dy brigjet e tij, jo vetëm që nuk mund të tërheqë turistët, por krijon një pamje aspak të këndshme edhe për banorët e zonës.

15:10
KPK vendos “karton të kuq” për Xhoxhajn, avokatja: Do apelojmë

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi tetë ditë kohë për të shqyrtuar pasurinë e gjyqtares së Kushtetueses, vendosi që gjyqtarja Altina Xhoxhaj nuk e kalon procesin e vetingut.

15:01
Gjendet i mbytur polici, babai i 7 fëmijëve, pa jetë në anë të lumit

Një efektiv i policisë së Shkodrës u gjet i mbytur në ujërat e lumit Kir, mesditën e kësaj të enjteje.

14:49
Euro godet eksportet, biznesi: Dëmi në ekonomi, 27 miliardë lekë

Këtë të enjte euro preku nivelin më të ulët të këmbimit me lekun që nga shkurti i 2009. Sipas Bankës së Shqipërisë 1 euro shkëmbehet me 127,7 lekë 5 pikë më pak se fillimi i janarit të këtij viti.

14:47
Optimizëm te Ferrari: Kemi punuar mirë për këtë sezon

Dështimi në dy garat e fundit të Botërorit nuk e ka zbehur aspak optimizimin në Maranello, shtëpinë e Ferrarit. Madje duken shumë më të motivuar për synimin e tyre, rikthimin tek titulli kampion.

14:26
Patatet e Kukësit nuk shiten, ngelen në tokë

Prodhuesit e patates në zonën e Kukësit nuk po i shesin dot prodhimet e tyre. Një fakt i tillë vërtetohet në tregun e qytetit ku tregtarët e ankohen për shitje të pakta të kësaj kulture bujqësore.

14:20
Basha: Rama-Tahiri, vazhdon loja

Kreu i Partisë Demokratike rendit pesë argumente që sipas tij loja Rama- Tahiri vazhdon. Në një postim në Facebook ai thotë se dorëheqja erdhi pas presionit direkt që Ramë iu bë në Berlin.

14:18
Veliaj: Në 1 Qershor nisim projektin e 4 mijë biçikletave në Tiranë

Tirana më 1 qershor do të pushtohet nga 4 mijë biçikelta, dhe ky është projekti inovator i bashksië së Tiranës.

14:05
Sulmet ndaj medies, Mogherini: Janë sulm ndaj lirisë

“Sulmet kundër medies dhe gazetarëve janë sulme kundër demokracisë dhe lirisë së të gjithëve ne. U bëjmë homazh të gjithë reporterëve në Europë e mbarë botën, që humbën jetën teksa ushtronin profesionin e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, me rastin e Ditës së Lirisë së Shtypit.

14:03
Prokurorja e Tiranës, Fatjona Memçaj kalon me sukses vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, në vendimin që u dha këtë të enjte.

13:53
Real-Liverpool, finalistët në shifra

Real Madrid dhe Liverpool siguruan biletat për në finalen e madhe sezonale të Kievit, edhe pse në media vazhdon jehona e gabimeve të arbitrave, të cilat edhe mund të kishin ndryshuar fatin dhe emrat e finalistëve të këtij edicionit të Kupës më të lakmuar evropiane.

13:43
Shkodër, bie nga tarraca e një pallati 5 katësh, ndërron jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një taraca e një pallati 5 katësh.

13:34
“Ministri numëron bandat në tv”, Xhafaj: Nuk heq asnjë presje për ato që kam thënë

Nuk heq asnjë presje atyre që kam thënë deri tani. Kjo ka qenë përgjigja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për paraardhësin e tij.

13:26
Balla: Vendimi i Tahirit, tërësisht personal. Kjo, çështje e tij dhe drejtësisë

Vendimi i Saimir Tahirit për të dorëzuar mandain e deputetit është personal dhe është një çështje që i përket atij dhe drejtësisë. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për mediat.

13:20
Emrat më të çuditshëm të fëmijëve të personazheve të famshëm

Vitet e fundit, shumë prej personazheve të famshëm janë bërë prindër për herë të parë, ose familjet e tyre janë shtuar me anëtarë të rinj.

13:04
NBA, Utah fiton ndaj Houston Rockets

Vendoset ekuilibri në serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të konferencës së Perëndimit mes Utah dhe Houstonit.

13:01
Doping në atletikë, Keniani Kiprop pozitiv me Epo

Rishfaqen rastet e dopingut në atletikë, në prag të etapës së parë të Diamond League në Doha. Këtë radhë në kurthin e këtij fenomeni ra keniani Asbel Kiprop kampion olimpik në 1500 m për meshkuj në Pekin 2008 dhe 3 herë kampion bote në këtë disiplinë.

12:57
Real Madrid-Liverpool, përsëritet finalja e vitit 1981

Reali i Madridit dhe Liverpooli janë skuadrat që do të përballen me njëra-tjetrën për trofeun më të rëndësishëm për klube; atë të Ligës së Kampioneve.

12:45
Dita Botërore e Lirisë së Medies/ Sa të lira dhe të pavarura janë mediet sot?

Tre maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e tillë është shpallur që prej vitit 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

12:36
Cili është pengu i Jorida Tabakut?

E ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka treguar se çfarë mund ti ngelej merak gjatë karrierës së saj deri më sot, dhe sigurisht që kryefjala është anëtarësimi në BE.