Operohet Verratti, mesfushori kthehet sezonin e ardhshëm

04/05/2018 10:21

Ndeshja e fundit që ishte në fushë e luajti më 31 mars, në fitoren ndaj Monaco dhe më pas nuk ishte më në gjendje të bashohej me skuadrën, deri sa vendosi të bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Marco Verratti do të rikthehet në fushë vetëm në muajin gusht, me startin e sezonit të ri.

Mesfushori italian i PSG vuante prej kohësh nga një problem muskular në rrëzët e kofshëve dhe mjekët e kanë parë të arsyeshme të bëjnë një ndërhjyrje kirurgjikale. Ndërhyrja është bërë në Qatar dhe mesfushori pushimin e periudhës së Botërorit, ku Italia nuk do të marrë pjesë, do ta shfrytëzojë për riaftësim. Edhe më parë Verratti ka vuajtur nga ky problem, gjë që e pengoi të ishte në fushë në ndeshjet e kombëtares së Italisë në Tetor, ndërsa kërkoi zëvendësim në miqësoren e Londrës ndaj Argjentinës.

Verratti ka vendosur që të qëndrojë edhe në këtë sezon në radhët e PSG, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Barcelonës për ta bërë pjesë të skuadrës së saj.

Top Channel