Edhe pse Barcelona siguroi titullin kampion në Spanjë, me fitoren ndaj Deportivos, por edhe Real Madrid u katapultua në finalen e tretë radhazi të Ligës së Kampioneve, ‘El Clasico’ e së dielës nuk është krejt pa vlerë, madje ka shumë arsye të tjera për të mos u humbur këtë ndeshje.

Nuk ka as më të voglin dyshim që vëmendja do të jetë e përqendruar te dueli Messi-Ronaldo, por me shumë interes pritet kjo ‘Klasike’ e fundit për Andres Iniestën. Barça kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Realit që nga viti 2015, ndërsa Real Madrid kërkon hakmarrjen për një sezon pa shkëlqim në Spanjë.

Nëpërmjet galerisë së fotove keni mundësinë të mësoni 10 arsye bindëse pse duhet ndjekur kjo ‘klasike’ e futbollit botëror.

FOTO GALERI
1/10
1. Kjo ndeshje do të tregojë se cila është skuadra më e mirë e sezonit. Edhe pse Barça ka fituar titullin në Spanjë, askush nuk mund të thotë me siguri që ajo është skuadra më e mirë e sezonit. Formacioni i Zidane që shkon për të tretin vit radhazi në finalen e Champions e vuri në vështirësi në Superkupën e Spanjës, ndërsa katalanasit e poshtëruan Realin në Madrid në fazën e parë.

Top Channel