E enjte, 03 Maj 2018
11:28
PD largohet nga Kuvendi, Rama: Prania juaj nuk i shton asgjë seancës

Pasi përfundoi fjalën kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, që theksoi nga foltorja e Kuvendit se dorëheqja e Tahirit si deputet ka ardhur pas prishjes së provave, ishte Edi Rama që doli në foltoren e Kuvendit, por opozita në këtë moment braktisi sallën.

11:27
Ylli britanik “çmend” ndjekësit në Instagram (FOTO)

Louise Thompson i ka “çmendur” të gjithë ndjekësit në Instagram me postimet e saj të fundit.

11:23
Mister në Toronto, makina gjendet e varur nën urë

Pasojë e një aksidenti të tmerrshëm? Një projekt artistik? Një shaka? Policia dhe kalimtarët, mbetën të shastisur dhe të shqetësuar pasi një makinë e djegur u pa të lëkundej në pozicion vertikal nga një urë në Toronto.

11:20
Spaho në Kuvend: Tahiri la mandatin pasi u prishën provat

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka qenë ndër të parët nga anëtarët e opozitës që ka reaguar pas dorëheqjes së Saimir Tahirit si deputet.

11:19
Politikanët nuk kanë nevojë për ide të reja

Zgjedhjet e vitit 2020 janë ende 2 vite e gjysmë larg, por Tallja e Madhe ka nisur që tani.

11:06
Aston Martin sjell nëndetësen e denjë për 007-ën

Ashtu sikur zhvillimi i një supermakine që të jep idenë se vjen nga e ardhmja, vetëm koncepti i makinës nuk mjafton, kjo është edhe arsyeja se pse Aston Martin po punon për ndërtimin e një nëndetëse të avancuar.

10:56
Letra për princin para dasmës trazon familjen mbretërore: Je ende në kohë!

Asgjë nuk mund ta ndalë dasmën e vitit, atë mes princit Herri dhe Megan Markle, por ujërat edhe mund të trazohen.

10:51
Vetingu në polici, Tahiri: Xhafaj numëron bandat në televizor

Mjaft i ashpër ka qenë Saimir Tahiri me pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj, për të cilin thotë se për akuzat për policinë ai ia kalon “dhe Saliut dhe Lulit”.

10:39
Sot mësohen skuadrat finaliste të Europa League

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e dyta gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin edhe skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompeticioni në finalen e 16 majit në Lion.

10:29
Roma-Bayern, finalja e Champions… nëse do kishte VAR!

Për të katërtën herë në pesë vitet e fundit, Reali i Madridit do të luajë në finalen e Champions League, ku mbrëmjen e kaluar mësoi se kundërshtari i tyre do të jetë Liverpool i Jurgen Klopp.

10:23
Tahiri në dorë të drejtësisë si qytetar i thjeshtë, lë mandatin e deputetit

“Dorëzoj mandatin e deputetit deri kur të zbardhet e vërteta e plotë”, deklaroi Tahiri. Ai ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.

10:08
Brabham BT62, supermakina gati për prodhim “masiv”

Ajo është një prej makinave më të rralla në botë, e supermakina Brabham BT62 që ndërtohet në Australi, do të jetë në pronësi të shumë pak personave.

10:02
Kolumbi, shqetësim për mafien nga Shqipëria. Mafiozët, ish-ushtarë

Ai që njihet tashmë si rasti i ri “NarcoJet”, një ton kokainë e sekuestruar në Spanjë, që ishte nisur nga Kolumbia, zbuloi sipas radios “Caracol” një klient të ri të trafikantëve kolumbianë.

09:54
Zbulohet data e prezantimit të Rolls-Royce SUV

Të gjithë janë në pritje të Rolls-Royce SUV. Makina, e cila ka ngjallur kureshtje të madhe të admiruesit e makinave SUV.

09:35
Ky është Lexus ES, sedani i ri hi-tech

Gjenerata e re e makinave Lexus është prezantuar në Pekin. Linja fine nuk e bën atë të duket 5 metra e gjatë, por ja që Lexus ES, sedani i ri, është aq i gjatë.

09:22
Aksident te Rruga e Barrikadave, makina përplas këmbësorin

Një person, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë është përplasur nga një mjet tip Smart në kryqëzimin pranë rrugës së Barrikadave, në kryeqytet.

09:18
Pishinat e ëndrrave, nuk është mëkat të ëndërrosh

Nuk është mëkat të ëndërrosh e kur bëhet fjalë për ndonjë shtëpi me pishinë, të bën mirë të largohesh pak nga realiteti.

09:12
Skandali me ish-pornostaren, Giuliani: Trump rimbursoi avokatin

Në një kundërshtim befasues, krahasuar me pretendimet e deritanishme të Donald Trumpit, këshilltari i tij ligjor Rudy Giuliani deklaroi se presidenti ia ka kthyer personalisht avokatit të tij 130 mijë dollarët e përdorur për të blerë heshtjen e aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels.

09:12
Vera është larg, sot stuhi, fundjava me shi

Fundi i prillit duket se solli verën me temperaturat e larta dhe ditët me diell, por maji ka rezervuar surpriza.

09:07
Mes liderëve me aktivë në Facebook, Rama: S’ka si ju që më ngacmoni me komente

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama i është referuar të dhënave të Twiplomacy-së ku renditet i dhjeti mes liderëve botërorë më aktivë në rrjetet sociale.

09:02
‘Nuk ka skuadër të mirë pa një brazilian’, e thotë Mourinho

‘Unë mendoj që një skuadër pa një brazilian nuk është një skuadër’. Këto janë fjalët e thëna nga Jose Mourinho, që duket ka gjetur një formulë të re për të bërë merkaton e sezonit të ri.

09:01
Në kërkim nga Gjermania për drogë, arrestohet në Morinë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar kosovar është arrestuar në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman.

08:58
“Transformimi” i Koresë së Veriut, lirohen të burgosurit amerikanë

Tre amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut janë vendosur në një hotel në Penian dhe po trajtohen mirë, me ushqim dhe kujdes shëndetësor.

08:55
Ujori, shenja e ditës. Diçka e bukur do të ndodhë

Ndjen flladin e ajrit dhe ke ndjesinë se do të ndodhë diçka e bukur. Hëna të bën mjaft pozitive dhe optimiste, duke fituar mbi frikën e ankthin që të jep Jupiteri.

08:53
Krijohet embrioni i parë artificial

Në Holandë është krijuar i pari embrion tërësisht artificial, pra jo i gjeneruar nga vezë dhe spermatozoide, por nga qeliza burimore. Është një embrion miu dhe ka vijuar të zhvillohet në mitër, por sidoqoftë, nuk ia ka dalë të arrijë në fazë të maturuar.

08:30
TopAwards/ “Pasha jetën” hyn në “Top 3”

Bashkëpunimi i dy reperave e njëkohësisht miqve, Capital T dhe Majk, ka sjellë një sukses të madh në tregun muzikor shqiptar.

08:27
Kanabisi mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme

Tymosja e shpeshtë e marijuanës gjatë adoleshencës mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim suedez.

08:23
Vidhen të dhënat bankare të 20 milionë njerëzve

Banka australiane Commonwealth ka pranuar se ka humbur të dhënat bankare të rreth 20 milionë personave.

08:11
OKB, porosi Trumpit për Iranin: Po u tërhoqët, ka rrezik real për luftë

Kombet e Bashkuara i kërkojnë Donald Trumpit të mos heqë dorë nga marrëveshja me Iranin.

05:04
ETA njofton zyrtarisht shpërbërjen, i jep fund konfliktit gjysmëshekullor

Për Spanjën ky është fundi i një epoke. Grupi separatist bask, ETA ka njoftuar zyrtarisht se po shpërbëhet, thuajse 50 vjet pasi pretendoi viktimën e saj të parë.

01:34
Icardi shpreson për Botërorin, pritet takim me Sampaolin

Mauro Icardi shpreson ende për një vend në kampionatin botëror, ‘Rusi 2018’, pavarësisht zërave që vijnë nga Argjentina dhe që shohin kapitenin e Interit jashtë listës së Sampaolit.

00:47
Federer synon Wimbledonin, heq dorë nga Roland Garros

Roger Federer disa ditë më parë njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Grand Slamin e dytë të vitit Roland Garros që do të zhvillohet në Francë, duke hequr dorë nga turnetë me dhe të kuq, pasi nuk zbriti në fushë as në dy kompeticionet Masters në Monaco dhe Barcelonë.

00:03
Iowa, miratohet ligji më i ashpër kundër abortit

Ligjvënësit republikanë në shtetin amerikan të Iowas, miratuan një draft ligjor që ndalon abortin në momentin kur konstatohet se zemra e fetusit ka filluar të rrahë.

E mërkurë, 02 Maj 2018
23:35
Championsi i skandaleve, arbitrat protagonistë edhe në ‘Olimpico’

Roma i shkoi pranë mrekullisë me Liverpoolin, por nuk arriti të kualifikohet për në finalen e Champions leagues, edhe pse fitoi 4-2 në ‘Olimpico’.

22:40
Liverpool, në finalen e Kievit me Realin. Roma eliminohet me nder

Liverpooli do të jetë finalisti tjetër i edicionit të këtij viti në Champions League, si kundërshtar i Realit të Madridit kampion të dyfishtë të Europës, pavarësisht se u mposht 4-2 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale nga Roma, në “Olimpico”.

22:04
Protestat masive në Armeni, dorëzohet qeveria

Udhëheqësi i opozitës armene, Nikol Pashinyan pezulloi protestat mbarëkombëtare, pasi Partia qeverisëse Republikane tha se do të mbështesë tentativën e tij për t’u bërë kryeministër i përkohshëm.

22:00
Ekipi ligjor i Trumpit s’gjen paqe, largohet edhe avokati Cobb

Avokati kryesor i Donald Trump, që kishte në dorë mbrojtjen e presidentit përballë hetimit të prokurorit special mbi pretendimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, ka dhënë dorëheqjen në tronditjen më të fundit që pëson ekipi ligjor i Shtëpisë së Bardhë.

21:34
Mbyllet pjesa e parë, Liverpuli kryeson 7-3 me rezultat të përgjithshëm (Foto)

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Roma-Liverpul me kryesimin e anglezëve 1-2.

20:53
“Cambridge Analytica” nuk vijon dot më, mbyll aktivitetin

Firma e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, e cila ishte në epiqendër të skandalit të shfrytëzimit të të dhënave vjedhurazi nga Facebook, do të mbyllet.

20:53
Spaho: Rama jep llogari te krimi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho e cilësoi turin e “llogaridhënies publike” të kryeministrit Edi Rama si një “farsë të vërtetë”.

20:34
Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë

“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e emisionit investigativ në Top Channel treguan mbrëmjen e së mërkurës sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë. Mangësia që ka Kodi Penal në Shipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

20:33
“Vallëzimi” i dronëve, firma kineze thyen rekordin “Guinness”

Një ekip kinez në provincën Shaanxi vendosi rekordin e ri “Guinness” në kategorinë “kush mban më shumë dronë njëkohësisht në fluturim”, përmes një shfaqjeje të mahnitshme me drita dhe 1.374 dronë.

20:21
Drejtësia, e bllokuar. Kërkohet hapja e konkursit për magjistratë

Pas gongut të vështirë të 22 korrikut 2016, gjithçka u mendua se do të ishte më e lehtë, por pas afro dy viteve, drejtësia është bllokuar në gjykatat kryesore, ato të niveleve më të ulëta e ndjejnë presionin që po vjen, ndëkohë që askush nuk e parashikon dot me suguri se kur do të ngrihen organet e reja të drejtësisë.

20:18
Investimi mbyll 200 biznese

Në nisje të sezonit turistik, në një kohë kur Vlora mbushet me turistë, një nga rrugët kryesore të saj është bllokuar.

20:12
Mosmarrëveshjet bllokojnë hetimorin “Tahiri”

Pas më shumë se një muaji, Edi Paloka rimblodhi Komisionin Hetimor për Çështjen “Tahiri” dhe trafikun e lëndëve narkotike, duke u ankuar se institucionet shtetërore nuk i kishin sjellë informacionin e kërkuar prej opozitës.

20:00
Nga Formula 1, te tradita e familjes. Jarno Trulli rrëfehet për TCH

Ish-piloti i Formulës 1, Jarno Trulli, pas një karriere gati 15-vjeçare në kategorinë mbretërore të automobilizmit, ka vendosur t’i rikthehet traditës së familjes së tij, që është prodhimi i verës.

19:58
“Fiks Fare” denoncon rrjetin e pedofilëve. Rastet, në Shqipëri e Kosovë

“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

19:53
Gjyqtarë borxh për të funksionuar! Gjykata e Lartë s’formon dot Kolegjet

E mërkura ishte dita e gjyqeve penale në Gjykaten e Lartë. Jashtë ishte afishuar lista e proceseve që duhet të zhvilloheshin, por të gjitha dështuan.

19:52
Peshëngritësit përplasen me KOKSH-in për përjashtimin dyvjeçar

Peshëngritja shqiptare është jashtë Lojërave Mesdhetare të Tarragonës, që do të zhvillohet në muajin qershor, dhe Olimpiadës së ardhshme “Tokio 2020”. Një vendim ky i publikuar pas një proteste dhe debati të ashpër të drejtuesve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe disa peshëngritësve, së bashku me trajnerët e tyre.

19:50
Baste me veresi e listë! Më të varfrit luajnë kumar

Në pikat e basteve në të gjithë vendin ekziston femomeni i listave të borxhlinjeve. Kumarxhinj të varur nga ky ves i klasifikuar si sëmundje mendore, hyjnë në borxhe me shpresën se një ditë do të fitojnë.

19:48
Roma-Liverpool, zbardhen formacionet zyrtare

Roma kërkon përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve përballë Liverpool, që një javë më parë fitoi me rezultatin 5-2.

19:36
Ndotja shton sëmundjet, çdo muaj 13 raste të reja me tumor

Sëmundshmëria për shkak të ndotjes së ambientit jo vetëm në zonën e Spitallë-Porto Romanos, po në të gjithë qytetin bregdetar të Durrësit është në rritje.

19:27
Rama për Veliajn: Për një kryetar bashkie që nuk fle pa mbjellë peme, ia vlen ta financosh

Nga Tirana procesi i llogaridhënies publike të qeverisë. Në një takim të mbajtur në ambientet e reja të Amfiteatrit të Liqenit Artificial, pjesëtarë të qeverisë dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë një përmbledhje të asaj që është bërë në këto muaj të parë të këtij mandati të dytë të qeverisë.

19:15
“Giro d’Italia” nis nga Jeruzalemi, në sprint do të jetë edhe Eugert Zhupa

Një nga turnetë më prestigjiozë të çiklizmit në botë, “Giro d’Italia” do të nisë nga qyteti i shenjtë i Jeruzalemit këtë të premte.

19:11
Johnny Depp paditet nga ish-truprojat

Pas telasheve ekonomike të lidhura me divorcin nga Amber Heard dhe pas mashtrimit me miliona nga ish-agjensia e tij “The Management Group”, tani Johnny Depp është paditur nga dy ish-truprojat e tij, të cilët e akuzojnë për mospagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar dhe “ambient pune toksik”.

18:50
SHBA, rrëzohet një avion ushtarak në Georgia, 5 të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion ushtarak mallrash është rrëzuar këtë të mërkurë në Savannah të Georgias.

18:43
Zhvlerësimi i Euros, BSH: Jo vetëm nga ne! Ndikuan edhe faktorë të tjerë

Banka e Shqipërisë thotë se forcimi i ndjeshëm i lekut karshi euros, nuk është pasojë e politikave dhe strategjisë së saj për të forcuar monedhën vendase, por e faktorëve të tjerë specifikë të këtij tregu.

18:33
BSH: Shenja pozitive, inflacioni ka ardhur në rritje

Banka e Shqipërisë thotë se të dhënat sugjerojnë se ekonomia u rrit me 3.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, po aq sa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

18:16
“Gafa” e Macronit me bashkëshorten e kryeministrit australian

“Faleminderit juve dhe gruas suaj të shijshme”! Kjo frazë e thënë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Sydney, ka bërë që audienca e tij australiane të kruajë kokën.

18:15
Lojtarët me numra pa lidhje (Foto)

Numrat që mbajnë futbollistët në fanela kanë një lidhje logjike. Historikisht, numri 1 ka qenë i portierit, numri dy i mbrojtësit të djathtë, numri 10 i lojtarit më të mirë të skuadrës e kështu me radhë.

18:10
Rama: Ulëm taksat për qytetarët, i rritëm për oligarkët

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se është në krye të një qeverie që po favorizon oligarkët duke rënduar me taksa qytetarët e thjeshtë.

18:08
Simotra e Ligës së Kombeve, FIFA po mendon për një mini-Botëror

FIFA ka hedhur një hipotezë të re në qarkullim, mbi një kompeticion të ri në përmasa më të vogla, por që do të jetë i ngjashëm me Botërorin. Kjo do të thotë të tjera ndeshje, të tjerë sponsorë dhe më shumë të holla.

18:00
Kriza në Armeni, protestuesit “paralizojnë” vendin

Me dhjetëra mijëra mbështetës të udhëheqësit të opozitës armene, Nikol Pashinyan, dëgjuan thirrjen e tij për mosbindje civile, duke bllokuar rrugët kryesore në vend dhe ndërtesat qeveritare.

17:55
Ambiciet e Iranit, ekspertët: Izraeli s’tha asgjë të re

Ekspertët janë që të gjithë me një mendje. Prezantimi spektakolar i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, përmes të cilit ai tentoi të tregonte se Irani po gënjen botën për programin bërthamor, nuk tregoi asgjë të re dhe asnjë provë në këtë kuadër.

17:55
Rama kujton “tepsinë”: S’e morëm për vete, por për ta çuar për skrap!

Takimet që i quan “Llogaridhënie para qytetarëve”, Kryeministri Edi Rama i nisi nga Tirana.

17:52
Një falenderim nga Denisi

Denisi, fituesi i “The Voice Kids Albania 2”, vetëm pak ditë pas përfundimit të spektaklit dhe pas kurorëzimit të tij si fitues i këtij “talent-show”, ka dërguar një letër falenderimi në e-mailin zyrtar të informacionit të Top Channel, të cilën ne vendosëm ta ndajmë me të gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e këtij spektakli.

17:50
Zgjedhjet në Turqi, opozita bashkohet ndaj Erdoganit

Partitë kryesore opozitare në Turqi pritet që të lajmërojnë zyrtarisht një aleancë të gjerë elektorale para zgjedhjeve të qershorit, një hap që mund të përbëjë një rrezik serioz për dominimin e partisë qeverisëse të Recep Tayyip Erdoganit.

17:43
Mbyt gruan me jashtëqitje lope në përpjekje për ta shëruar nga pickimi i gjarpërit

Gruaja iu kthye në shtëpi e kafshuar nga gjarpri dhe bashkëshorti, duke menduar se jashtëqitja e lopës është e shenjtë, vendosi ta kurojë me të.

17:28
Tokë-sheshtit hedhin poshtë Isaac Newton: Graviteti nuk ekziston

Tokë-sheshtit u mblodhën në konferencën e radhës dhe prej andej del një perlë e vërtetë, që hedh poshtë të gjithë ligjet e fizikës që njihen deri më sot.

17:08
Brawn: Ndryshimi i aerodinamikës, për një F1 më spektakolare

Formula 1 do të pësojë ndryshime të tjera duke nisur nga viti 2019. Këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ratifikoi vendimin e marrë nga Komisioni i Formulës 1 për modifikime të reja në makina, për të përmirësuar aerodinamikën e tyre, në mënyrë që në pistë të ketë më shumë parakalime gjatë garave.

16:56
Alibeaj: Kapja e 2.5 ton kanabis, provë e lidhjes së qeverisë me trafikun e drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se “kapja e një tjetër sasie rekord lënde narkotike nga Shqipëria në brigjet e Italisë, është një provë e fortë e lidhjes së qeverisë me trafikun e drogës”.

16:47
Kartela mjekësore e Trumpit, mjeku: Nuk ishte mendimi im, ma diktuan!

“Nuk e shkrova unë letrën e vitit 2015, ku gjendja shëndetësore e Donald Trumpit, asokohe kandidat republikan për president, përshkruhej si ‘e shkëlqyer’”.

16:36
Zbulimi i të fshehtave të “parajsave fiskale” nis nga Bermuda e ishujt Kajman

Britania po i detyron shumë prej parajsave të njohura fiskale të botës të tregojnë të fshehtat e tyre, pasi kryeministrja Theresa May nuk pati mundësi tjetër veçse të dorëzohej përballë një nisme të opozitës, që i shtrëngon territoret britanike përtej detit të hapin regjistrat e korporatave.

16:30
Ibra i përmalluar për United dhe Mourinhon

Manchester United dështoi në arritjen e objektivave kryesorë të sezonit fitimi i titullit në Angli dhe Ligën e Kampioneve. Megjithatë ‘Djajtë e Kuq’ e kanë ende një shans për të mbyllur këtë sezon me trofe: në 19 maj Manchester United do të luajë në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Chelsea-t të Antonio Contes.

16:26
Kërcim së larti me kostum Power Rangers-i (Foto+Video)

Atletja amerikane Inika McPherson njihet për “look”-un e saj të veçantë dhe në garën e fundit të kërcimit së larti ku mori pjesë la me gojë hapur publikun.

16:25
Bota po armatoset. Në 2017-n u shpenzuan 1.73 trilion dollarë për armë

Shpenzimet ushtarake në mbarë globin mbërritën nivelin e tyre më të lartë në vitin 2017, që prej Luftës së Ftohtë.

16:19
Ulreich u kërkon falje tifozëve: Nuk e shpjegoj dot

Sven Ulreich përjetoi të martën në mbrëmje momentin më të keq të karrierës së tij sportive.

16:10
“Bild”: Si ka mundësi që arbitrat nuk e panë?

Gazeta gjermane “Bild” nuk arrin të shpjegojë dot se si 3 arbitra të ndeshjes Real Madrid-Bayern Munchen nuk e panë dot prekjen e topit me dorë brenda në zonë nga ana e Marcelos, në sekondat e fundit të pjesës së parë.

15:51
Rikthehen shirat në Kukës, përmbyten rrugët

Pas një muaji me mot të thatë e temperatura të larta për muajin Prill reshje shiu të dendura të shoqëruara me erëra dhe vetëtima, përmbyten rrugët e brendshme të qytetit të Kukësit

15:46
Tjetër sezon pa trofe, De Laurentis revolucion te Napoli

Edhe pse matematikisht ka ende shpresë që Napoli të jetë fituesi i Serie A, në kampin e të kaltërve duket se janë dorëzuar të gjithë pas humbjes 3-0 ndaj Fiorentinës.

15:25
Astmatikët po shtohen; Alergologët: Pasojë e ndotjes në ajër

5 ndër 100 shqiptarë vuajnë nga astma. Numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje që lidhet me rrugët e frymëmarrjes është rritur gati me 50 përqind vetëm në dhjetë vitet e fundit.

15:23
“Hieronymi-Arbëreshi i Italisë”, dokumentar për De Radën nga gazetarja Beti Njuma

Një dokumentar që shpërfaq jo vetëm aspektin letrar të veprës së shkrimtarit të madh arbëresh Jeronim De Rada, por edhe jetën e tij. “’Hieronymi-Arbereshi i Italise”, me autore gazetaren Beti Njuma, u shfaq këtë të mërkurë në Muzeun Historik Kombetar.

15:18
Gjenden të dëmtuar hekurat e dritares, tentativë arratisje në burgun e Fushë Krujës

Policia e Burgut të Fushë Krujës ka parandaluar një tentativë arratisje në zonën e sigurisë së zakonshme.

15:16
Energjia për bukën, ERE: Bukëpjekësit të bëjnë dy kontrata me OSHEE

Pas paralajmërimit të shoqatës së prodhuesve të bukës se do ketë rritje të çmimit për shkak të tarifës të pa reduktuar të energjisë që po aplikohet për disa subjekte, ka reaguar Enti Rregullator i Energjisë.

15:09
Dyqanet kthehen në loto, mbyllen nga mungesa e klientëve

Rruga e “Bogdanëve” në kryeqytet si shumë rrugë të tjera është e mbipopulluar nga pikat e basteve sportive.

15:06
Bllokimi i emërimeve në drejtësi, kreu i shoqatës së gjyqtarëve: Pengesa artificiale

Ngërçi i krijuar në sistemin e drejtësisë në vend me argumentimin se nuk mund të emërohen gjyqtarë pa kaluar më parë procesin e vetingut, apo pa u krijuar më parë KLGJ, për kryetarin e Shoqatës së Gjyqtareve, Erjon Bani është artificial.

15:02
Nikolla në Kavajë: Mësuesit, pa celularë në orën e mësimit

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një bashkëbisedim me qytetarët në Kavajë, tha se reforma e kurrikulave dhe teksteve në arsimin parauniversitar mbyllet vitin tjetër. Ajo theksoi se mësuesit nuk do të lejohen me celularë në orën e mësimit.

15:01
Mercedes prezanton Maybach Ultimate Luxury

Ashtu edhe siç pritej, në prezantimin “Maybach Ultimate Luxury 2018” pamja e luksi i reklamuar i plotësoi pritshmëritë e kritikëve.

14:56
Arkivistët e Shqipërisë dhe Kosovës, bashkë në Prishtinë më 9 qershor

Konferenca e Dytë Mbarëkombëtare e Arkivistikës do të zhvillohet më 9 qershor në Prishinë, një bashkëpunim ky i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave me homologen kosovare.

14:42
Sportistët ngujohen në KOKSH, duan pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare

Përjashtimi i peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare nga Komiteti Olimpik Shqiptar, për shkak të rasteve të përsëritura të dopingut, nuk është pritur aspak mirë nga 3 kampionët e njohur shqiptarë, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

14:35
Nikolla: Nga viti i ardhshëm, inspektorë nëpër shkolla

Turin e llogaridhënies publike të qeverisë, ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë e filloi nga qyteti i Kavajës me mësues, nxënës e prindër. Gjatë një bashkëbisedimi të hapur ministrja Lindita Nikolla i informoi mbi punën e bërë gjatë 6 muajve të parë të kësaj qeverie dhe specifikisht të ministrisë që ajo drejton, duke identifikuar edhe fokusin ku është përqendruar ky dikaster gjatë këtij mandati.

14:10
Meta në Krujë: Mirënjohje arbëreshëve për ruajtjen e gjuhës e traditave

Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhej në Krujë me shoqatën arbëreshe nga Kalabria ku u përkujtua rrugëtimi historik i Skënderbeut.

14:08
Rafa Benitez rikthehet te Napoli?

Të dorëzuar tanimë për titullin kampion në Serie A, te Napoli është hapur kantieri për sezonin e ardhshëm. Synimi kryesor është rinovimi me trajneri Maurizio Sarri, por edhe ‘blindimi’ i disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, shumë të kërkuar nga klubet kryesore evropiane.

14:05
Mbetjet pa asnjë menaxhim, në fshatrat e Bulqizës hidhen përrenjve

Në qytete ka një menaxhim të mbetjeve, edhe pse mënyra se si ajo bëhet lë shumë për të dëshiruar, por në fshatra, veçanërisht në zonat periferike të bashkive që quhen të vogla apo të varfra, situata është katastrofike.

14:05
Milani nën presion, Juve 25 milionë euro për Bonaventura

Champions League është matematikisht i pamundur për kuqezinjtë e Milan që gjithashtu rrezikojnë të mos kualifikohen as për në Europa League.

13:59
Drejt Dardhës turistike, rruga e dëmtuar. Problem dhe urat

Pasuria e traditës me vlera intelektuale dhe kulturore dhe peisazhi i veçantë e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë.

13:56
Ura e dëmtuar në Kukës, drejtuesit e mjeteve i tremben aksidenteve

Ura në hyrje të qytetit të Kukësit është dëmtuar në pjesën më të madhe të saj dhe e bën gjithnjë e më të rrezikshëm kalimin e automjeteve.

13:51
Merkato në MotoGP, Lorenzo pranë largimit nga Ducati

Është ende fillimi i botërorit të MotoGP, por kjo nuk e frenon merkaton e pilotëve dhe emri që po përmendet më shumë është ai i Jorge Lorenzos.

13:50
Alkooli, dëme të pariparueshme tek ADN-ja

Studime të reja lënë të kuptohet se konsumi i pijeve alkoolike mund të shkaktojë dëm të përhershëm gjenetik.

13:42
Zidane si Lippi dhe Capello…!

Reali i Madridit eliminoi Bayernin duke u kualifikuar për të tretin vit radhazi në Ligën e Kampioneve. Kjo e vendos Zinedine Zidane mes trajnerëve të kalibrit Marcelo Lippi dhe Fabio Capello, dy trajnerët e fundit që kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë me Juventusin e Milanin.