ETA njofton zyrtarisht shpërbërjen, i jep fund konfliktit gjysmëshekullor

03/05/2018 05:04

Për Spanjën ky është fundi i një epoke. Grupi separatist bask, ETA ka njoftuar zyrtarisht se po shpërbëhet, thuajse 50 vjet pasi pretendoi viktimën e saj të parë.

Në një letër për krerët e organizatës baske, botuar nga faqja e internetit ‘El Diario’ dhe që mban datën 16 prill, grupi militant shkruan për “një mundësi të re, që përfundimisht do t’i japë fund ciklit të konfliktit” dhe pranon “vuajtjet e shkaktuara si rezultat i luftës së saj”.

Shpërbërja zyrtare pritet të bëhet në një ceremoni, që do të mbahet më vonë këtë javë, në qytetin e Cambo-les-Bains, në Francën jug-perëndimore.

Ndërsa ditët e ETA-s mund të mbarojnë, gati gjysma e vrasjeve që i atribuohen organizatës ende nuk janë hetuar plotësisht. Ka shumë baskë, nga të dy anët, të cilët besojnë se ka ende çështje për t’u zgjidhur, përpara se të vendoset paqja e vërtetë.

ETA, e konsideruar një organizatë terroriste nga Bashkimi Europian, vrau më shumë se 800 njerëz në mes 1968 dhe 2010, një vit para se të shpallte një armëpushim të përhershëm.

Top Channel