E bujshme nga Arabia Saudite, Cristiano Ronaldo fillon kontaktet me AC Milan…
Sven Ulreich përjetoi të martën në mbrëmje momentin më të keq të karrierës së tij sportive.
Gabimi trashanik që bëri në fillimin e pjesës së dytë çoi në golin e dytë të Realit dhe e bëri shumë të vështirë kualifikimin e Bayern për më tej.
Një ditë më pas, në Instagram, portieri që ka zëvendësuar gjatë gjithë sezonit të dëmtuarin Manuel Neuer u kërkoi falje tifozëve bavarezë.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i zhgënjyer jam për eliminimin në Champions. Donim të arrinim finalen dhe dhamë maksimumin për këtë. Por, bëra atë gabim që nuk e shpjegoj dot. Më vjen keq për skuadrën dhe tifozët”, shkroi Ulreich.
Top Channel