Manchester United dështoi në arritjen e objektivave kryesorë të sezonit fitimi i titullit në Angli dhe Ligën e Kampioneve. Megjithatë ‘Djajtë e Kuq’ e kanë ende një shans për të mbyllur këtë sezon me trofe: në 19 maj Manchester United do të luajë në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Chelsea-t të Antonio Contes.

Në këtë ndeshje ‘Djajtë e Kuq’ nuk do të kenë Zlatan Ibrahimovic, të transfetruar te LA Galaxy me suedezin që duket se nuk e ka harruar ish skuadrën e tij. Sulmuesi 36 vjecar dërgoi një videomesazh që u publikua nga klubi anglez në priofilin e tij në rrjetin social Twitter për t’i uruar fat për finale, ndërkohë që nuk e fshehu nostalgjinë për të.

 

“Përshendetje djem, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju – thotë Ibrahimovic në videomesazhin e tij – këtu çdo gjë po shkon mirë. Ka shumë diell në Los Angeles. Dua t’u them tifozëve të Manchester United se e ndjej mungesën e tyre, kam mall të luaj në Old Trafford. Ju falenderoj të gjithëve për energjinë që më keni dhënë. Më mungon edhe Jose Mourinhon, një person që e di si fitohet. Shpresoj që të vijoni me mentalitetin tuaj fitues të vitit të kaluar pasi është finalja e FA Cup që duhet fituar. Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë’.

 

Ndërkaq, te Manchester United u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimit për lojtarin më të mirë të vitit për ‘Djajtë e Kuq’ dhe Zlatan Ibrahimovic e dha votën e tij për portierin De Gea, që në fund u shpall edhe fituesi  i këtij çmimi.

Top Channel