“Vallëzimi” i dronëve, firma kineze thyen rekordin “Guinness”

02/05/2018 20:33

Një ekip kinez në provincën Shaanxi vendosi rekordin e ri “Guinness” në kategorinë “kush mban më shumë dronë njëkohësisht në fluturim”, përmes një shfaqjeje të mahnitshme me drita dhe 1.374 dronë.

Si pjesë e festivalit kulturor ndërkombëtar, dronët dhanë një shfaqje të jashtëzakonshme, duke krijuar formacione të ndryshme dhe tipare kulturore të provincës Shaanxi, e qytetit Xi’an.

Mizëria e dronëve me drita janë ndërtuar në Kinë dhe u kontrolluan nga një operator i vetëm, me një kompjuter, një nga kushtet për të thyer rekordin.

Teknikët thonë se kjo bën të domosdoshëm komunikimin e dronëve me njëri-tjetrin për të flutuar pak centimetra larg dhe për të shmangur përplasjet, diçka që këtë herë rezultoi tej mase e suksesshme.

Top Channel