Mbetjet pa asnjë menaxhim, në fshatrat e Bulqizës hidhen përrenjve

02/05/2018 14:05

Në qytete ka një menaxhim të mbetjeve, edhe pse mënyra se si ajo bëhet lë shumë për të dëshiruar, por në fshatra, veçanërisht në zonat periferike të bashkive që quhen të vogla apo të varfra, situata është katastrofike.

Këto janë pamjet e Shupenzës për të cilën kujdeset bashkia e Bulqizës.

Banorët këtu mbetjet i hedhin në rrëpirat buzë përrenjve apo kanale. Ujërat e zeza përhapen gjithë andej dhe ka nga ata që në këto vende hedhin edhe kafshë të ngordhura, dekompozimi i të cilave shkakton një ndotje të paimagjinueshme. Vetë banorët revoltohen për atë që ndodh.

Ujërat e bardha dhe të zeza këtu ngatërrohen shpesh dhe rastet e të sëmurëve nga ndotja janë të shpeshta.

Top Channel