Rama për Veliajn: Për një kryetar bashkie që nuk fle pa mbjellë peme, ia vlen ta financosh

02/05/2018 19:27

Nga Tirana procesi i llogaridhënies publike të qeverisë. Në një takim të mbajtur në ambientet e reja të Amfiteatrit të Liqenit Artificial, pjesëtarë të qeverisë dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë një përmbledhje të asaj që është bërë në këto muaj të parë të këtij mandati të dytë të qeverisë.

Ndërkohë që kryeministri Rama, duke iu referuar Erion Veliaj duke theksuar se një kryetar bashkie që nuk fle pa mbjellë pemë, ia vlen që ta financosh.

“Sot ne Tirane po ndertohen 17 shkolla të reja të standardeve më të larta që ka njohur vendi. 17 shkolla të reja të cilat do të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e turneve, e mbingarkesave e kështu me radhë. Pra në fund të ditës janë kontribute që kthehen mbrapsht. Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon të flejë pa mbjellë pemë ia vlen që t’i japësh 5 lekë për të rritur numrin e pemëve dhe për të rritur përmasën e gjelbër të kryeqytetit”, theksoi Rama.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu përgjigjur pyetjes së një prej të rinjve pjesëmarrës në këtë takim mbi mësimin me dy turne në disa nga shkollat e kryeqytetit, tha se ndërtimi i shkollave të reja do bëje që edhe ky problem të marrë zgjidhje përfundimtar

“Tani kemi filluar të shohim shenjat e para në disa zona të mbingarkuara. Ardian Klosin e mbajnë mend të gjithë, sot emri i tij dinjitoz nderon një shkollë. Ka qenë shkolla e Bregut të Lumit. Kur çuam deputetin Flenckestein, ai tha që kjo shkollë nuk dallon nga asnjë shkollë tjetër në Gjermani. “Ardian Klosi”, shkolla tjetër “Betim Muço” në Kombinat, shkolla “Hoxha Tahsim”, janë sot shkolla me standardet më të larta. Po mbaron shkolla “Kosova”, nga fillore po bëhet 9-vjeçare. Siç e patë mbaroi Liceu dhe është duke mbaruar tani Salla e Koncerteve të Liceut dhe besoj që kantieri i ardhshëm i arsimit, ka pasur duk në Tiranë, ndoshta si askund tjetër. Plani që ne kemi bërë është, në shumë prej shkollave, dyndja vjen sepse transferohen nga shkolla të tjera. Konvertuam taksën e gjelbërimit dhe e çuam në fakt për shkollat. Gjelbërimin po e bëjmë kryesisht me kontribut vullnetar dhe katër shkollat e para kanë mbaruar. Mezi pres të bëjmë bashkë me Linditën hapjen e shkollës “Kosova” që është më e afërt”, tha Veliaj.

Top Channel