David Beckham ka marrë një surprizë të bukur nga djali i tij i madh, Brooklyn, i cili e ka bërë të përlotet babain e tij, tashmë 43 vjeçar.

E gjithë familja Beckham kanë festuar ditëlindjen e më të madhit, David i cili u surprizua në mënyrën më të bukur dhe të papritur të mundshme. Djali i tij i madh Brooklyn Beckham fluturoi nga kolegji i tij në New York në Londër për të surprizuar babain i cili mbushi 43-vjeç.

Teksa po festonin ditëlindjen në shtëpinë e tyre të gjithë bashkë si një familje e madhe, Brooklyn hyn me qetësi dhe e përqafon David nga pas. Ky i fundit i shokuar nga prania e të birit nisi të përlotej nga surpriza e këndshme e tij.

Top Channel