“Projekt i jashtëzakonshëm, për të cilin po punohet prej vitesh”, Rama për Zvërnecin: Nesër flas unë, përgëzoj policinë për reagimin ndaj grushtit të muskujve pa tru të rojeve private
Në debatin mes Saimir Tahirit dhe analistëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku në emisionin “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, doli në pah edhe emri i ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.
Armand Shkullaku: Ti u shkarkove dhe menjëherë sapo ti u shkarkove, dolën në dritë raportet që provonin të gjithë atë që përflitej për trafikun e drogës.
Saimir Tahiri: Cilat raporte?
Armand Shkullaku: Raportin e Visho Ajazit.
Saimir Tahiri: Visho Ajazit, atij ushtarit të Berishës?!
Armand Shkullaku: Atij ushtarit të Berishës që sot është ambasadori juaj në NATO.
Saimir Tahiri: Turp që është ambasador në NATO.
Andi Bushati: Dallimi mes jush dhe Sali Berishës është që ai të vinte kriminelët dhe të vrisnin, ndërsa ju jeni vegël e kriminelëve. Nuk e di kush është më keq, njerëzit të gjykojnë. Unë e përbuz sistemin e Berishës, por ju jeni zarat e kriminelëve.
Visho Ajazi-Lika u dorëhoq papritur nga kreu i SHISH në fund të tetorit të vitit të kaluar. Pak ditë pas kësaj dorëheqjeje, ai u propozua për Ambasador në NATO nga Qeveria, propozim që u miratua nga Presidenti Meta.
Top Channel