Qyteti me vlera i Beratit ka që prej të entjes një institucion të ri kulture, një muze-ekspoze që sjell në vëmendje një memorie shekullore të bashkëjetesës, bashkëpunimit dhe solidaritetit mes beratasve dhe komunitetit hebre në këtë qytet.

Studiuesi beratas Simon Vrusho, nëpërmjet fotove, dokumentave, evidentimit të familjeve beratase, sjell për herë të parë për publikun dhe vizitorët një muze që rrëfen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520, kur në këtë qytet u vendosën 25 familjet e para hebreje që përbënin një lagje të quajtur “Mëhalla e Çifutëve”.

“Përurohet sot një institucion i memories shekullore me rëndësi kombëtare. Institucion që dokumenton miqësinë mes Beratit dhe komunitetit hebre të Beratit”, deklaroi Vrusho.

I hapur në rrugën që të çon për në kalanë e qytetit, muzeu nëpërmjet fotove, dokumentave të kohës ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjëve në kohën e Holokausit.

Top Channel