Ministria e Arsimit ushtroi kontroll në Universitetin e Tiranës gjatë muajve shkurt-mars 2018, ku konstatoi problematika të rënda administrative nga ana e Rektorit Mynyr Koni.

Sipas raportit, Rektori Koni ka kryer shkelje përmes bllokimit të procedurës së protokollimit duke shkaktuar kaos në ushtrimin e funksioneve drejtuese, pra ka vepruar jashtë kompetencave që i jep ligji.

Sipas tij, duke qenë se Rektori Koni është përgjegjës për të mbajtur dokumentacionin e rregullt për mbledhjet e zhvilluara me fakultetet, bën që vendimet e marra nga senati akademik të jenë të pavlefshme.

Ministria e Arsimit thotë gjithashtu se Rektori koni ka marrë nën kontroll fizik dhomën e serverit, por sipas akteve të brendshme të ut, bllokimi i sistemit informatik përbën shkelje shumë të rëndë, pasi informacioni që përmban serveri është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë sistem janë hedhur informacione të mbrojtura me ligj për studentët.

Një nga pasojat e këtij veprimi sipas MASR është edhe se nuk janë hedhur notat e studentëve dhe nuk është bërë as publikimi i tyre.

Sipas auditit, Koni ka kapërcyer kompetencat, duke ushtruar funksionet e bordit të administrimit të UT dhe të administratorit.

Shkeljet:

“Rektori ka vendosur “Për pezullimin nga detyra të kancelarit të UT-së, z. Robert Skënderi”, deri në një urdhër të dytë të tij. Pezullimi i z.Skënderi ka vazhduar pothuajse për 2 muaj. Masat displinore ndaj kancelarit nuk hyjnë në kompetencat akademike dhe protokollare që ligji i njeh rektorit

“Grupi i Punës konstatoi se shpallje publike për vendet e lira për personel akademik, nd/akademik dhe administrativ, kryesisht janë bërë nga Universiteti i Tiranës. citohet se përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta, por nuk ka asnjë të dhënë konkrete për sistemin e vlerësimit të dosjes dhe të intervistës,

Në një prej procedurave të konkursit të shqyrtuar nga Grupi i Punës, në pozicionin e lirë në Departamentin e Kimisë në FSHN, emërohet S.Cenolli me kontratë njëvjeçare për personel akademik si fitues i shpallur nga Komisioni ad hoc, megjithëse sic rezulton nga procesverbali është i sapo diplomuar dhe nuk ka gradën “Doktor“, për pasojë as përvojën në mësimdhënie

Top Channel