Pavarësisht fitores 2-0 në ‘Vellodrome’, Marseilles iu desh të luante për 120 minuta në Austri ndaj Salzburgut, për të siguruar finalen e Europa Leagues.

Austriakët arritën të fitojnë po 2-0 brenda kohës së rregullt, falë golit të Haidara dhe autogolit të Sarr, të dy në pjesën e dytë të takimit.

Red Bull Salzburg i shkoi pranë kualifikimit, pasi edhe në 30 minutat shtesë ishte dominuese, por një gol i Rolandos në minutën e 116′, bëri që të ishin francezët ata që do të kalonin në finale.

Finalja e Europa Leagues mes Marseilles dhe Atleticos së Madridit do të luhet në Francë, në stadiumin e Lyonit, më 16 Maj.

Top Channel