Përcaktohet shkalla e dëmtimit, Immobile mund të jetë ndaj Interit

04/05/2018 03:15

Mjekët në klubin e Lazios janë njohur sot me analizat e detajuara të dëmtimit të sulmuesit Ciro Immobile.

Kështu qendërsulmuesi i bardhekaltërve do t’i mungojë fushave të lojës përreth 15-20 ditë, duke vënë në rrezik pjesëmarrjen në ndeshjen me Interin.

Do të jetë pikërisht 20 Maji, data e përballjes me zikaltrit, që është edhe njëkohësisht ndeshja e fundit e kampionatit dhe mund të rezultojë deçizive për kualifikimin në Europa League.

Mjekët e skuadrës romane shpresojnë që Ciro Immobile t’ia dalë për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Inzaghi, për atë takim, ndonëse duket vërtetë e vështirë.

Gjithsesi, Immobile mund të vendosë edhe të rrezikojë, për vetë faktin se është ndeshja e fundit e sezonit dhe do të ketë mundësinë e një rikuperimi të plotë, gjatë periudhës së verës.

Top Channel