Shkumbini i papastruar. Mbetjet që u hoqën nga ushtria u dogjën

04/05/2018 15:12

Në luginën e lumit Shkumbin, në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, disa ditë më parë për pastrimin e kësaj zonë u angazhuan forcat e ushtrisë, por situata është ndryshe përpos asaj që deklarohet.

E vetmja gjë që ka ndodhur këtu janë gjethet që kanë arritur të mbulojnë një pjesë të mirë të plasmasëve të varura në pemë.

Por edhe në ato zona ku është pastruar disi, kjo është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme, duke i vënë zjarrin, jo vetëm mbetjeve dhe gazrave që çliron sidomos plastika në ajër, por rrjedhimisht edhe pemëve.

Kjo do të thotë që pranverën e ardhshme buzë luginës së lumit Shkumbin, jo vetëm që do të kemi sërish mbetje, por nuk do të kemi më pemë.

Top Channel