Glasgow Rangers i është dorëzuar prej vitesh dominimit të Celtic në Ligën skoceze të futbollit dhe pas falimentimit të bujshëm dhe ringjitjes së shpejtë në elitë, tani kërkon vendin që i takon.

Skuadra ishullore kërkon që ta nisë revolucionin përmes pankinës, duke vënë bast mbi një emër të madh të futbollit anglez si Steven Gerrard.

Mesfushori ikonë i Liverpulit dhe i kombëtares angleze, ka pranuar të ulet në pankinën e Glasgow Rangers duke nisur nga ky muaj. Në bisedimet me hierarkinë e “Ibrox Stadium”, 37-vjeçari ka vendosur pak kushte por u bind për të pasuar Pedro Kaihinja në stolin e ekipit.

Steven Gerrard ka kërkuar gjithashtu në staf, ish kapitenin e kombëtares skoceze, Geri McAllister, si dhe trajnerin e akademisë së Liverpool, Tom Kolso.

Zbarkimi i një personazhi si Gerrard në ligën skoceze do të ngrinte nivelin e kampionatit dhe do të tërhiqte ndjeshëm emra të tjerë cilësorë të futbollit.

Top Channel