Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, vdes një 40-vjeçare

04/05/2018 22:21
Foto Arkiv

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje, ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Larushk.

Sipas policisë, një mjet ka aksidentuar shetasen me iniciale B. D., e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale K.D, është shoqëruar në polici.

Top Channel