Paris Saint Germain, skuadër që është shpallur kampion në Francë, nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Amiens, në javën e 36 të kampionatit francez.

Për skuadrën e Emery shënuan Cavani dhe Nkunku, ndërsa për vendasit shënoi një dygolësh Konate.

Në këtë mënyrë, PSG nuk do të arrijë kuotën 100 pikë në kampionat. Parizienët kanë 92 pikë, kur duhen edhe 2 ndeshje nga përfundimi i kampionatit.

Top Channel