Në klasifikimin e përgjithshëm të MotoGP janë 5 pilotë me 8 pikë secili, një tjetër me 15, dhe pastaj me radhë, Valentino Rosi me 17 diferenca nga lideri i renditjes Dovizioso, dhe 16 nga spanjolli Markez.

Duket se “Doktori” është i vetmi mes pretendentëve disi me vonesë në objektivat e tij dhe në një paralele me sezonin e kaluar, diferencat janë të dukshme.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se ku jemi pasi jemi përballë një fundjave të rëndësishme ku duhet të tregojmë se jemi të shpejtë. Në pozicionin ku jemi tani, nuk mund të themi që do të fitojmë botërorin, por duhet të kalojmë këtë moment vështirësie”, tha Valentino Rosi.

I shtati në renditjen e përgjithshme dhe pas një prove në Ostin që e la jashtë podiumit, piloti italian shpreson që të ketë rezultate pozitive në Herez de La Frontera në Spanjë, një cirkuit që i ka dhuruar shpesh fitore të bukura.

Top Channel