Koreja e Veriut ndryshon orën, e çon 30 minuta para

05/05/2018 00:39

Vetëm një javë më përpara, dy Koretë hodhën një hap shumë të rëndësishëm, duke i dhënë fund konfliktit shumë vjeçar, që i mbante të ndara.

Kim Jong-un i Koresë së veriut dhe Moon Jae-in i Koresë së jugut, u takuan për të ‘shkrirë akujt’ e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Pas një takimi të cilësuar si tejet të suksesshëm, ku u shënuan shumë arritje, së fundi Koreja e veriut ka bërë një tjetër hap, për të qenë edhe më pranë jugut.

Tashmë Peniani nuk do të ketë orën e tij, por e ka ndryshuar atë, duke e çuar gjysmë orë para, aq sa është ora lokale e Koresë së Jugut.

Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyn në fuqi të shtunën. Peniani vendosi ndryshimin e orës në gushtin e vitit 2015 në shenjë proteste ndaj atij që e quajti “imperializmi dashakeq japonez”.

Top Channel