Moderatorja e mirënjohur e “Supersport” dhe një nga ikonat e “Digitalb”, Ilda Bejleri ka pozuar nën logon e “Netflix”, teksa ka bërë edhe një njoftim të rëndësishëm.

Në foton e postuar në ‘Instagram’, ajo njofton se do të shfaqet këtë herë në një sfidë të re, si aktore.

Ilda Bejleri do të jetë pjesë e filmit “Rimetti a noi i nostri debiti”, me regji të Antonio Morabito, që tregon historinë e Guidos (Claudio Santamaria), që mundohet të ecë përpara në jetë si të mundet.

“Ndihem me fat që jam pjesë e këtij filmi dhe njëkohësisht po e shijoj në maksimum këtë eksperiencë timen të parë si aktore”, shkruan Ilda në Instagram.

Ilda Bejleri njihet si gazetare dhe moderatore e emisioneve sportive në “Digitalb”, por edhe si prezantuese ku spikati me super shoën gjigant “Kthimi i Dallëndysheve”, pak kohë më parë.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel