Faqja zyrtare e UEFA-s ka bërë një gabim të çuditshëm që me siguri nuk do t’i pëlqejë shumë tifozerisë madrilene.

Kjo faqe ka shpallur kampion të Champions League skuadrën e Liverpulit, edhe pse finalja Real-Liverpul do edhe 22 ditë që të luhet.

Në ballinën e faqes në versionin anglez dhe atë spanjoll shihet një fotomontazh me lojtarë të të dyja skuadrave (Kroos, Cristiano, Ramos, Salah, Van Dijk dhe Firmino) ku shkruhet “Season 2017/18 Winner Liverpool” (Sezoni 2017/18 Fitues: Liverpool).

Ky gabim nuk është i lehtë për t’u gjetur, pasi është bërë në faqen e dedikuar për historikun e sezonit 2017-2018, në seksionin “History”.

Top Channel