Futbollistët e Real Madrid janë të fokusuar për të ngritur lart kupën e 13-të të Ligës së Kampioneve, por ndërkohë ata janë në pritje për të marrë dhuratat për titullin e tyre të 12.

Futbollistëve u është premtuar nga një orë Rolex Submariner Date për fitimin e trofeut europian të vitit të shkuar dhe klubi madrilen ka blerë tashmë 30 të tilla me një vlerë prej 720 mijë eurosh. Kjo i shtohet shpërblimit prej 70 milionë eurosh që madrilenët do të marrin për sukseset në kampionat dhe Champions League në sezonin 2016-2017.

Edhe nëse Real arrin të fitojë sërish Champions League, shpërblimi nuk do të jetë aq i madh, për shkak të mosarritjes së objektivit në La Liga. Çdo futbollist do të marrë një shpërblim prej 600 mijë eurosh, plus një dhuratë.

Sergio Ramos ishte ai që negocioi më shumë për dhuratën e vitit të shkuar dhe ajo është speciale pasi është e personalizuar edhe më numrin 12, saktësisht sa kupa ka fituar Real Madrid. Në vitin 2014 madrilenët morën gjithashtu nga orë dhuratë nga Cristiano Ronaldo. Si shenjë respekti për përpjepjet e tyre protugezi u dhuroi shokëve të skuadës nga një ore Bulgari.

Top Channel