Tre milionë lekë për një vend pune, arrestohet mashtruesi 43-vjeçar

05/05/2018 12:18

Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar për mashtrim, vepër që e ka kryer edhe më parë.

Lulzim Çifliku, pas një hetimi tre mujor të policisë rezulton se i ka marrë një shumë prej 3 milionë lekësh një personi, K. Sh., për ta punësuar pranë një institucioni shtetëror në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Top Channel