Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka nderuar në Shkodër kujtimin e Dëshmorëve të Atdheut, dhe veprën e martirëve të luftës antifashiste.

“Ylli polar në Shkodër ishte antifashizmi, vlerat e së drejtës dhe demokracisë. Qortimet e Qemal Stafës janë aktuale dhe sot. Mësimet e Qemal Stafës janë aktuale dhe sot pasi flet për sfida të mëdha që duhet t’i kapërcejmë së bashku. Ne duhet të respektojmë veten tonë, luftën antifashiste, mbi të ndërtohet ngrehina e Bashkimit Evropian, ne duhet të respektojmë martirët e demokracisë, ata njerëz që vdiqën në burgjet e komunizmit”, tha Bushati.

Shkodra, vijoi ai, është vendi që priti hebrenjtë dhe u rreshtua në anën e duhur ta historisë dhe ka një vlerë demokratike dhe është detyra e secilit prej nesh të mbajë gjallë këto vlera.

Top Channel