LSI te busti i Qemal Stafës, Luan Rama: Ëndrra për Shqipërinë europiane, detyrim brez pas brezi

05/05/2018 12:04

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur të bëjë homazhe në Ditën e Dëshmorëve në bustin e Qemal Stafës.

Zv.kryetari i LSI Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm Endrit Braimllari, Deputetja e LSI-së Floida Kërpaci dhe të rinjtë e forumit rinor të LRI-së vunë kurora me lule në bustin e tij.

Gjatë fjalës së tij, Luan Rama tha se 5 maji është dita e kujtesës popullore dhe kombëtare për sakrificën më të madhe që bëri populli shqiptar.

“Po nga largësia e kohës me atë ngjarje ne jemi këtu me këta të rinj, për të dëshmuar se nuk ka kohë, se nuk ka distancë por ëndrra për Shqipërinë Europiane, ëndrra për Shqipërinë demokratike, ëndërra për Shqipërinë e të rinjve dhe të rinisë që është e ardhmja e saj, mbetet gjithmonë si detyrim që shkon stafetë nga brezi në brez. Prandaj edhe njëherë lavdi dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që flijuan jetën për lirinë e atdheut dhe ky mesazh dhe nderimi për ta të jetë stafeta e krenarisë dhe e nderit që shkon brez pas brezi sepse një popull që di të nderojë historinë e vetë di të ndërtojë të ardhmen e vetë të sigurt.

Top Channel