U godit nga rrufeja, vdes sulmuesi 21-vjeçar nga Afrika e Jugut

05/05/2018 10:25

Një futbollist nga Afrika e Jugut u godit nga një rrufè gjatë një ndeshjeje, e pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital nuk arriti të mbijetojë.

Lajmi konfirmohet nga klubi Maritzburg United, i cili njoftoi se futbollisti 21-vjeçar, sulmues, Luyanda Ntshangase ishte në koma që prej ngjarjes së pazakontë të ndodhur gjatë një ndeshjeje miqësore më 1 mars.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, klubi e përshkroi atë si një talent në rritje dhe njoftoi se ekipi ishte në zi. Maritzburg United renditet aktualisht në vendin e katërt të kategorisë elitare të Afrikës së Jugut.

Top Channel