Bashkia e Kukësit në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në organizuan në Shishtavec “Ditën e promovimit të Kulturës së Gorës”.

Ambasadorja e Bullgarisë Adela Pashkova dhe Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu thanë se marrëdhëniet e shkëlqyera dy palëshe sa vijnë e forcohen, duke vlerësuar si mjaft pozitive këtë ditë me vlera të çmuara kluturore të trashëgimisë.

“Dita e sotme është ditë festive, sepse pikërisht sot shpalosen vlerat e Bullgarisë dhe krahinës së Gorës nga bashkia Kukës. Është ditë e veçantë e kulturës që i jep krahë miqësisë, dashurisë dhe respektit reciprok mes dy vendeve”, tha Bashkim Shehu,Kryetar i Bashkisë Kukës.

“Këto tre ditë bullgare dhe shqiptare ti ruajmë e promovojmë së bashku në trashëgiminë kulturore të Europës”, u shpreh Adela Pashkova, Ambasadore e Bullgarisë në Tiranë.

Në këtë aktivitet, merrnin pjesë edhe grupe artistike të zonës së Gorës dhe të ansambleve të dy shkollave të mesme të qytetit Bullgar, Blagoevgrad. Para aktivitetit ne Shishtavec, Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu dhe Ambasadorja Adela Pashkova, zhvilluan një takim zyrtar ku diskutuam rreth problematikave dhe projekteve zhvillimore për Kukësin e në veçanti për zonën e Gorës e klasifikuar si pakicë etnike bullgare.

Top Channel