Aksident i rëndë në 6 Orët e Spa, piloti brazilian thyen të dyja këmbët (Video)

04/05/2018 18:34

Braziliani Pietro Fittipaldi pësoi një aksident të rëndë në pistën belge të Spa-Francorchamps, aty ku po zhvillohet gara e 6 Orëve të Spa. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Fittipaldi ka thyer të dyja këmbët.

21-vjeçari, nipi i dy herë kampionit të Formula 1, Emerson Fittipaldi, u përplas me muret mbrojtëse të pistës, pasi doli keq nga kthesa mitike “Eau Rouge”.

“Piloti ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës që mori mjekim në pistë. Më pas, u dërgua me helikopter në spitalin e Liezhit”, lexohet në komunikatën e FIA-s.

Top Channel