Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Dy automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Kryqëzimi i Spitenit në rrethin e Lezhës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë rreth orës 16:00 dhe në të është përfshirë një mjet furgon transporti mallrash dhe një makinë shërbimi e Policisë së Lezhës, e llojit fuoristradë.
Për pasojë janë plagosur katër persona, përfshirë dy efektivë të policisë, që janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Të lënduar lehtë nga përplasja kanë mbetur edhe dy drejtuesit e dy mjeteve.
Policia thotë se është ngritur një grup hetimor për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel