E diel, 06 Maj 2018
17:07
Atentat ministrit të Brendshëm të Pakistanit

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal i mbijetoi një tentative vrasje këtë të diel edhe pse mori disa plagë me armë zjarri, thanë zyrtarët vendas.

16:58
Napoli dorëzohet për titullin, Lazio ‘ngec’ ndaj Atalantës

Napoli bëri vetëvrasjen finale në betejën për titull pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Torinon, duke i hapur rrugë përfundimisht triumfit të Juventusit.

16:48
Irani paralajmëron Amerikën: Do përballeni me një keqardhje historike!

Shtetet e Bashkuara do të përballen me një keqardhje historike nëse zgjedhin të heqin dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

16:45
Mbijetoi 41 ditë në oqean, historia e Tamit bëhet film

Tami Oldham Ashcraft është një vajzë 24-vjeçare, e cila për fatin e keq dhe të mirë njëkohësisht, përjetoi disa skena të njëjta me ato të ngjarjes së rëndë të mbytjes së Titanikut.

16:23
Ideja gjeniale e tifozëve të Napolit për merkaton (Foto)

Në prag të sfidës mes Napolit dhe Torinos, tifozët e kaltër në ‘San Paolo’ gjetën mundësinë të protestojnë edhe njëherë për gabimet arbitrare në favor të Juventusit.

16:20
Nusja më me fat në botë! Helikopteri shpërthen në flakë…

Ishte dita më e lumtur e jetës së tyre, por pak mund të ishte kthyer në një ditë tragjike për ta.

15:35
Ankaraja shndërrohet në Venecia për 9 minuta

Rrugët e Ankarasë u kthyen në lumenj të vërtetë pasi kryeqyteti turk u godit nga rrebeshe të paprecedentë shiu. Pamjet e burrit që e përdor makinën si dërrasë sërfi mes furisë së ujrave të rrëmbyer, bënë xhiron e botës brenda një kohe të shkurtër, duke u kthyer në imazhin e përmbytjeve të pazakonta e tejet të rrezikshme.

15:24
Mjeshtri i argjendit, që punon me veglat e gjyshit

Artizanët vazhdojnë të reduktohen vit pas viti, por në Pazarin e Vjetër të Korçës ka ende nga ata që e kanë trashëguar mjeshtërinë dhe e ruajmë atë me fanatizëm.

15:13
Kafe e servirur me zemër

Në kafenenë “Joyeux” të Parisit, shërbimi mbërrin nga persona me aftësi të kufizuara.

15:06
Shkodra lulëzon për festën e luleve

Në Shkodër është kthyer në traditë tashmë që çdo 6 Maj të festohet “Dita e luleve”. Kjo festë i vesh rrugët kryesore të qytetit me lule nga më të ndryshmet, duke krijuar një atmosferë ngjyrash e pranvere.

15:05
Presion para takimit; Koreja e Veriut: SHBA të heqë dorë nga kërcënimi ushtarak

Të papriturat nuk mungojnë asnjëherë me Korenë e Veriut. Pikërisht atëherë kur u duk se paqja është gjëja më e afërt ne horizont dhe se retorikat e prag-luftës ishin lënë pas krahëve, Peniani paralajmëroi SHBA-të të heqin dorë nga presionet dhe kërcënimet ushtarake, të cilat mund ta cënojnë sipas tij atmosferën paqësore të kësaj periudhe.

15:03
Skandali i Gulf; Kompania ndërkombëtare: Faji i partnerit shqiptar

Kompania ndërkombëtare e tregtimit të karburanteve Gulf Oil, ka hequr përgjegjësinë nga vetja për skemën e mashtrimit në Shqipëri, duke ja lënë fajin tërësisht partnerit shqiptar Sun Petroleum. Zëvendëspresidenti i grupit Gulf, Frank Rutten deklaroi se kompania ka përfunduar marrëdhënien me partnerin shqiptar Sun Petroleum, për shkak se kjo e fundit nuk i ka paguar tarifën e licencimit.

14:55
Shfrytëzimi i pyjeve, përplasje në Këshillin Bashkiak të Bulqizës

Këshilli Bashkiak i Bulqizës shtyu për herë të dytë mbledhjen e mbartur të muajit prill, pas debateve për ndërtimin e një rruge dhe shfrytëzimin e zones pyjore në Malin e Bardhë.

14:52
Ahmetaj: Së shpejti Rrogozhina bëhet lagje e Tiranës

Pas çeljes së tenderit për aksin Thumanë-Kashar, qeveria ka premtuar ndërtimin edhe të pjesës tjetër të kësaj rruge, atë nga Kashari në Rrogozhinë.

14:41
‘El Clasico’, sonte përplasja e 238-të e gjigantëve të Spanjës

Sfida “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është gjithnjë një përballje që dhuron emocione dhe spektakël. Kjo gjë nuk do të ndryshojë këtë mbrëmje në tempullin e skuadrës katalanase Camp Nou.

14:32
Interi shkatërron Udinesen, i bën presion Lazios e Romës

Interi nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për një vend në Champions, teksa dy javë nga fundi, ka mposhtur bindshëm Udinesen me rezultatin 0-4.

14:20
FSHF dënon dhunën në Vlorë: Ajo që ndodhi me arbitrin, akt i shëmtuar

Ndërsa Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi akuzon arbitrin e dytë të ndeshjes për fyerje, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një deklaratë për të dënuar ngjarjen e shëmtuar që ndodhi mbrëmjen e së shtunës pas ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.

14:14
Makina “hyn” në lavazh, plagosen 4 kalimtarë

Katër persona ngelën të plagosur në afërsi të Laprakës në rrugën “Vangjel Noti”. Policia thotë se mjeti tip BMW i drejtuar nga shtetasi Lorenc Piraci ka humbur kontrollin.

14:01
Bulevardi i Ri, Bozdo: Rama bllokoi Bashën për të ndërtuar vetë kullat

Në inaugurimin e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri të kryeqytetit, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosën theksin tek ecuria e ngadaltë e punimeve kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

13:52
Armiq edhe pas vdekjes; McCain i sëmurë: Trump të mos jetë në funeral

Armiq të betuar edhe pas vdekjes: burime nga rrethi i brendshëm i John McCain rrëfejnë për mediat amerikane se senatori i sëmurë rëndë po planifikon funeralin e tij e kërkon që në shërbesë të jetë i pranishëm zëvendëspresidenti Mike Pence, por jo shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

13:42
Armiqtë e Greqisë, Shqipëria e dyta

Opinioni publik grek shfaqet intensivisht i trazuar dhe me mëdyshje për sa i përket zhvillimeve të fundit në lidhje me Turqinë, të cilën e e konsideron një fqinj armik, por një pjesë e konsiderueshme e tij shfaq thuajse të njëjtin mendim edhe për fqinjët e tjerë të Greqisë.

13:16
TopAwards/ Hitet e verës 2018, çfarë mendojnë fansat

Me ngritjen e temperaturave, artistët shqiptarë kanë nisur punën për të publikuar projektet e reja muzikore, duke “luftuar” mes njëri-tjetrit për atë që do të quhet hiti i verës 2018.

12:50
Raporti për Ballkanin; Veteranët e diplomacisë: SHBA e BE të veprojnë

Ballkani po pushton gjithmonë e më shumë vëmendjen e europës dhe SHBA, e përpos iniciativave në nivel vendimmarrës, një gjë të tillë e dëshmojnë edhe vlerësimet e eksperteve.

12:38
Zgjedhjet në Liban, të parat pas 9 vitesh

Qendrat e votimit janë hapur në Liban për zgjedhjet e para të përgjithshme pas 9 vjetësh, një periudhë kohe kjo e shënuar nga një paralizë politike në vend dhe lufta e përgjakshme në Sirinë fqinje.

12:09
Exclusive/ Me master në Call Center

Call Centerat janë një industri shërbimesh, kryesisht marketingu. Kompanitë e këtij sektori shesin produktet apo shërbimet e bizneseve të tjera, kryesisht të huaja. Për shkak të krahut të lirë të punës që ofron Shqipëria, ky sektor është bërë punëdhënësi më i madh i të rinjve ne vend. Por si funksionon kjo industri dhe A janë vetëm të rinjtë që punojnë? Exclusive sjell detajet sonte në mbrëmje, në ora 20:05.

12:04
Spektakël joshës në dushin e Grande Fratellos (Foto)

Edicioni i 15 i ‘reality show-t’ më të ndjekur në Itali, ‘Grande Fratello’ vijon të jetë spektakolar dhe të ‘mbërthejë’ një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish para ekranit.

12:00
Rama e konfirmon, Veliaj rikandidon në Tiranë

Teksa puna vijon në disa segemente në kryeqytet, edhe Veliaj synon të vijojë të jetë në krye të Bashkisë më të madhe në vend. Në inaugurimin e segmentit të dytë të Bulevardit të Ri, Veliaj ka marrë edhe mbështetjen e Edi Ramës edhe për një mandat të dytë si kryebashkiak i Tiranës.

11:57
Paloka: “Tahiri” nuk shkrihet, po heton edhe Ramën

Në një dalje për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka ka theksuar se Komisioni hetimor i ngritur mbi çështjen e Saimir Tahirit do të vijojë të funksionojë. Pasi, siç theksoi ai, objekt i hetimit të këtij komisioni është edhe Rama.

11:56
E zbuloi Tare, United shifër rekord për lojtarin e Lazio

Mourinho është gati për të bërë gati goditjen e parë të merkatos, që me shumë gjasa do të jetë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.

11:40
Bulevardi i ri, Rama: Bashës do i duheshin 60 vite për të bërë sa Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, inauguroi hapjen e segmentit të dytë të bulevardit të ri të Tiranës, që tashmë lidhet me rrugët në lindje dhe perëndim të kryeqytetit, duke ndihmuar qarkullimin për banorët e Bregut të Lumit. I pranishëm në këtë inaugurim ishte edhe kryeministri Rama, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi shpejtësinë dhe cilësinë e punimeve.

11:38
Shtohen polemikat në Serinë A, arbitrat ‘vishen’ sërish bardhezi

Juventus mori një tjetër fitore mbrëmjen e të shtunës ndaj Bolognës, duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 3-1, por polemikat nuk munguan as këtë herë.

11:34
Bulevardi i Ri, Veliaj: Do ketë 4 ambasada. S’ka më përmbytje në Lumin e Tiranës

Erion Veliaj prezantoi sot projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku do të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës. Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se në këtë zonë janë bërë shumë transformime, siç është edhe lumi i Tiranës.

11:26
Rivaliteti në det të hapur me Rusinë; Ekspertët komentojnë vendimin e SHBA

Pas vendimit të Pentagonit për të riaktivizuar flotën e tyre detare në patrullimin e ujërave në veri të atlantikut, ekspertët flasin për rivalitet me rusët në det të hapur.

11:12
Superliga ballkanike; Tirana Rugby club, ndeshje me grekët e Attico Rhinos

Klubi i Regbisë Tirana zhvilloi këtë të shtunë në kompleksin ‘Skënder Halili’ ndeshjen e dytë të saj në Superligën Ballkanike të sportit të Rugby; atë më skuadrën greke të Attico Rhinos.

11:03
Fuoristrada Lamborghini shëtit nëpër botë – FOTO

Që Lamborghini të ndërtonte një model fuoristradë deri para një viti dukej e pamundur.

10:42
TopAwards/ Alban Ramosaj: “Ike” i ka kaluar pritshmëritë!

Alban Ramosaj ka kënaqur fansat duke publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Ike”. Një këngë me emocion, që sigurisht i dedikohet një personi të veçantë në jetën e artistit, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, jo vetëm duke u futur në listë por duke u renditur në vendin e 29-të, një pozicion ky tepër i rëndësishëm në listë.

10:39
NBA, LeBron James ndëshkon sërish Raptors

Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics vetëm një fitore larg kualifikimit në finale të Konferencës së Lindjes në NBA, duke e çuar në 3-0 serinë e gjysmëfinaleve respektivisht ndaj Toronto Raptors dhe Philadelphia 76ers.

10:32
Stormi, një tifoze që do e donte çdo ekip – FOTO

Stormi Michelle është një modele amerikane që ka një pasion të madh për basketbollin, gjahun dhe futbollin amerikan.

10:25
Kathimerini: 184 kriminelë shqiptarë fshihen në vendlindje

Në kohën që ministri i Brendshëm shqiptar deklaron se policia shqiptare ka dijeni për bandat dhe organizatat kriminale që operojnë në vendin tonë,por ende nuk është vepruar pasi ndaj tyre ka vetëm indicie dhe jo prova të forta, çështja e kriminalitetit shqiptar është kthyer në problem në vendin fqinj, Greqinë.

10:03
Sindrit Guri: Një klub belg ka ofruar miliona për mua

Sindrit Guri vijon të shkëlqejë, teksa të shtunën ndaj Lushnjës ka dhuruar golin e radhës për Kukësin, duke mbajtur me meritë kryesimin e listës së golshënuesve.

09:52
U vetëhodh nga kati i tretë pasi plagosi prindërit, ndërron jetë në spital 25-vjeçari

Ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Nënë Tereza 25-vjeçari me inicialet B. S., i cili ishte vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në gjendje të rënduar psikologjike pas një konflikti me prindërit e tij.

09:38
E diela nis me vranësira. Pasdite rikthehen reshjet

Dita e diel mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga shira të izoluar, por pasditja sërish fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat e ulëta, por kryesisht në zonat malore ndërsa bregdeti do të ketë shira të dobët.

09:34
Peshqit, shenja e ditës. Koha për të takuar miqtë

Sot është një ditë ideale për të organizuar një takim mes miqsh dhe të ndani së bashku sukseset e fundit, në të cilat keni qenë pjesëmarrës.

09:23
Chelsea-Liverpool, “beteja” për një vend në Champions League

Teksa Premier Ligës po i vjen fundi, këtë të diel Liverpooli dhe Chelsea do të përballen për të 168-ën herë ndërmjet tyre, një numër i konsiderueshëm ndeshjesh, që e shndërron vetvetiu këtë duel, në një klasike të kohëve moderne. Të dy ekipet kanë rivalitet shumë më të egër me skuadra të tjera, megjithatë dekadën e fundit, por sidomos në mijëvjeçarin e ri, gjërat janë ashpërsuar ndjeshëm.

09:18
Demonstrata kundër Putin. Mbi 1 mijë të arrestuar, mes tyre edhe kreu i opozitës

Zemërimi popullor në Rusi kundër presidentit Putin vazhdon. Ndërsa ai behet gati për të marre mandatin e katërt, demonstrata masive u zhvilluan të shtunën në të gjithë vendin. Të paktën 1 mije protestues u arrestuan, mes tyre dhe vete kreu i opozitës.

09:09
105 vjet pullë shqiptare; U emetua për herë të parë vitin 1913

Posta shqiptare mbush 105 vjet qe nga krijimi i saj. Në maj të 1913-ës, pak muaj pas Pavarësisë së vendit, u emetua edhe pulla postare e parë shqiptare që shënoi edhe krijimin e Postës.

08:55
Greqi-Turqi, luftë hakerash

Sulmet kibernetike i rëndojnë marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë. Ekspertët grekë lëshojnë alarm dhe paralajmërojnë për sulme të tjera.

08:47
De Laurentiis: Loja e Napolit ka fituar ‘Oscarin’, Sarri ende jo

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka pranuar në mënyrë indirekte se do të ishte e vështirë të mbante Maurizio Sarrin në stol, edhe pas përfundimit të këtij sezoni, ndërsa në një intervistë për radion ‘Kiss Kiss Napoli’, përshkroi në mënyrë kinematografike atë që kishte ndërtuar me Sarrin.

08:30
Antibiotikët po humbasin fuqinë, bakteret gjithnjë e më rezistente

Shkencëtarët janë të tronditur nga shpejtësia me të cilën rezistenca ndaj antibiotikëve të fuqishëm është në gjendje të përhapet nga kafshët tek njerëzit. Një studim i ri tregon se si rezistenca anti-mikrobike ndaj një ilaçi kyç mund të përhapet nga një fermë derrash në Kinë, tek speciet njerëzore dhe shtazore nëpër botë, brenda një periudhe disa vjeçare.

08:24
Trefishohet sasia e të dhënave që mbledh NSA

Agjencia amerikane e Sigurimit Kombëtar ka mbledhur gjatë vitit të kaluar mbi 534 milionë tabulate të thirrjeve telefonike dhe mesazheve nga amerikanët, ose mbi tre herë më shumë se numri i mbledhur gjatë 2016.

08:13
Lushnje, tritol në një makinë gjatë natës

Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi pas mesnate qytetin e Lushnjes. Ngjarja ndodhi në lagjen 18 Tetori rreth orës 02 e 20 ku një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në mjetin “Fiat Croma” në pronësi të 44vjecarit Altin Ahmetaj.

08:04
TopAwards/ Ronela Hajati zbulon vështirësitë e “Maje Men”

Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme, Ronela ka vendosur të vijë “solo” me projektin muzikor të titulluar “Maje men” dhe duket se këngëtarja ka goditur në shenjë, duke publikuar një projekt që do të mbahet mend.

00:01
Plagos prindërit me thikë, vetëhidhet nga kati i tretë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij pas një konfliktu me prindërit që kishte degraduar në përdorimin e thikës.

E shtunë, 05 Maj 2018
23:28
Orinda i liston 10 gjërat që nuk pëlqen tek ai, ndërsa Aurela Gaçe e bën të përjetojë emocione të forta… Ja çfarë i ndodhi Turjan Hyskës

Surpriza e fundit për Turjan Hyskën në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte bashkëshortja e tij, Orinda Huta. Ajo i kishte shkruar një letër në të cilën kishte përmendur 10 gjëra të cilat Orinda nuk pëlqente tek ai.

23:04
Turjan Hyska e takon pas shumë vitesh, tregon “dashurinë” me zyshën e kimisë

E ftuar surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për Turjan Hyskën ishte dhe mësuesja e kimisë që ai kishte pasur kujdestare në gjimnaz.

22:55
Bolonja fiton pjesën e parë, Juventusi ndeshjen

Juventusi korrigjoi në pjesën e dytë një gjysmë hapi fals të pjesës së parë në ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Bolonjës.

22:46
Përlotet Turjan Hyska, e ëma e surprizon në “Dua të të bëj të lumtur”

Shpeshherë në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë të trajtohen histori të forta, në të cilat kanë qenë të ftuar surprizë edhe mjaft personazhe publike. Ata kanë dhënë mbështetje morale dhe ekonomike, por shpesh herë janë bërë edhe vetë pjesë e surprizave të programit.

22:42
Humbja e djalit bëri që të harronte familjen, e ëma i kërkon falje vajzës dhe…

Një ndër historitë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e një nëne të cilën jeta e kishte sprovuar me dhimbjen më të madhe. Majlinda ishte personazhi kryesor e cila për pasojë të një aksidenti tragjik kishte humbur djalin e saj.

22:41
Gjyshërit nuk i flasin prej 10 vitesh, mbesa vjen në program dhe pyet: Ku kam gabuar?

Protagonistja e radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Dallëndyshja. Historia e saj kishte nisur disa vite më parë kur mamaja e saj, Alketa dhe Agimi ishin martuar. Nga kjo martesë kishte ardhur në jetë, Dallëndyshja, e cila asnjëherë nuk e kishte e ndjerë dashurinë dhe ngrohtësinë e gjyshërve nga ana e mamasë.

22:30
“Bashkësia e komunave serbe, rrezik për Kosovën, por…”

Krijimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është një problem i madh për Kosovën ndaj nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të ketë garanci që të mos bllokohet funksionimi i shtetit të Kosovës.

21:52
Idrizi: Do të padisim gjyqtarët! Shanë me libër shtëpie

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi u shfaq mjaft i tensionuar në përfundim të takimit mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, ndeshje e mbyllur në barazim 1-1.

21:34
Pas vdekjes së të vëllait, motra e tij i lutet kunatës: “Jetoje jetën për vete…”. Përgjigjja e saj do t’ju emocionojë!

“Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë u hap me një histori e cila mbarte dhimbjen, por edhe mirënjohjen. Kjo ishte historia e Gentit dhe nënës së tij, Lezetes.

21:30
Flamurtari shpallet kampion në basketboll për femra

Flamurtari i Vlorës është shpallur kampion në basketbollin për femra pasi ka mposhtur Tiranën bindshëm 3-0,në të 3 takimet e zhvilluara.

21:27
Alex Ferguson shtrohet me urgjencë në spital

Sir Alex Ferguson u shtrua me urgjencë në spital këtë të shtunë dhe shkak, sipas asaj që njofton Manchester United është bërë një hemorragji cerebrale.

21:17
Francezët “derdhen” në rrugë e sheshe kundër Macron

Francezët vazhdojnë të protestojnë në rrugët dhe sheshet e vendit kundër politikave të Presidentit Macron.

21:08
Shqiptari i plagosur në Athinë: Më sulmuan në një pikë bastesh

38-vjeçari shqiptar, që u plagos ditën e premte në një atentat të ndërmarrë nga dy persona në sheshin Viktoria të Athinës ka dhënë një tjetër version të ngjarjes së raportuar një ditë më parë.

21:02
“Gjurmë Shqiptare”: Në majat princërore të Tropojës

Kalatë e Lekës, vendet e jashtëzakonshme, të vërtetat, historitë… Dukagjinasit, Spanajt, arbërorët… Përse studimet kanë munguar? Çfarë përfaqëson varri i gjeneralit? Cilat janë sitet e panjohura?

20:56
Ndizet lufta për mbijetesë! Teuta shtang Partizanin, Vllaznisë i rrëshqasin dy pikë

Teuta ka shtangur Partizanin në ndeshjen e zhvilluar në “Selman Stermasi”. Durrsakët u larguan nga kryeqyteti me tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, ndërsa Partizani rrezikon të mbetet jashtë kupave të Europës.

20:40
Bëri shqiponjën me Eugent Bushpepën, mediat greke “kryqëzojnë” Eleni Foureiran

Një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me Eugent Bushpepën ka nxitur gjuhën e urrejtjes ndaj Eleni Foureiras, këngëtare me origjinë shqiptare që në Eurovizion do të përfaqësojë Qipron.

20:00
Ekspozitë në restorant; Fituesi i çmimit “Onufri” prezanton punimet e reja

Ai është fitues i çmimit ndërkombëtar “Onufri”, një çmim prestigjioz për artet pamore nëse merr parasysh moshën e tij fare të re.

19:57
Demokratët zgjedhin PS! Sondazhi i ISP: 54 për qind kundër koalicionit me LSI-në

Në kulmin e bashkëpunimit në opozitë baza e Partisë Demokratike është kundër një koalicioni PD-LSI për zgedhjet e ardhshme.

19:56
Naftë në tokat bujqësore, ndotja prek frutat e perimet

Rafineria e përpunimit të naftës bruto në Balldren të Elbasanit vazhdon të jetë problem më i madh i ndotjes së kësaj zone.

19:14
Në “tregun” e politikës shqiptare! Donald Lu takon edhe vetveten në Portokalli

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

17:57
Kategoria Superiore, Laçi përmbys Skënderbeun

Festa e titullit për Skënderbeun është shtyrë edhe për një javë tjetër. Në sfidën e javës së 32-të në Laç, kryesuesit e kampionatit humbën 3-2 ndaj vendasve, pasi ishin në avantazh të dy golave në pjesën e parë.

17:39
Bayern nuk njeh fjalën “tolerim”

Bayern Munchen vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë. Kampionët kanë mundur 3-1 në transfertë Këlnin, skuadër që ka rënë tashmë nga kategoria.

17:06
Aksidentohet autobusi, 24 të plagosur në Pejë

Një autobus është aksidentuar në afërsi të Pejës këtë të shtunë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Dedeshit.

16:56
Tiranë, aksidentohet te “Rruga e Dibrës”, në gjendje të rëndë 64-vjeçarja

Një 64-vjeçare është aksidentuar rreth orës 16:00 të ditës së shtunë në “Rrugën e Dibrës”, në Tiranë.

16:45
Arsyeja se pse ka shpresa për gazetarët

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit mjafton të shohim tmerret që ndodhën të hënën në Afganistan, për t’i kujtuar vetes se sa e rrezikshme është të jesh reporter.

16:36
NASA “kryqëzon gishtat”, InSight niset drejt Marsit

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA lëshoi me sukses në kozmos misionin e saj më të fundit drejt Mars. Sonda InSight do të jetë e para që vëmendjen do ta përqëndrojë tek brendësia e planetit të kuq.

16:21
Përplasen tre automjete; 6 të plagosur, dy prej tyre fëmijë

Gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tre automjete.

16:11
Shaqiri nuk mjafton! Stoke bie nga Premier Liga

Në ndeshjen ndaj Crystal Palace vetëm tri pikët bënin punë për të mbajtur ende gjallë matematikisht shpresat për një qëndrim në Premier Ligë, por ato nuk erdhën.

16:09
Spalletti: Është e gabuar të kritikojmë vetëm Santonin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti i doli në mbrojtje Davide Santonit, duke thënë se është gabim që të kritikohet vetëm një lojtar për humbjen ndaj Juventusit.

15:44
Krujë, gjendet mjet i djegur me një viktimë brenda

Brenda një mjeti të djegur në Derven të Krujës janë gjetur mbetje njerëzore.

15:35
MotoGP, Crutchlow në “pole position”; Vale Rossi, i dhjeti

Honda dominoi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës në Botërorin e MotoGP, por “pole position”-in nuk e fitoi Mark Marquez. Ishte në fakt britaniku Cal Crachlow ai që i la pas të gjithë, duke e përshkuar pistën e Heresit me kohën 1:37:653, duke vendosur edhe një rekord të ri të pistës.

15:27
Kërkon të bëjë selfie me ariun e plagosur, vdes i riu (FOTO)

Një person ka humbur jetën teksa tentoi të bënte një selfie me një ari të plagosur, ndërsa miqtë e tij kanë filmuar të gjithë ngjarjen me celular. Video është publikuar nga mediat britanike, që zbulojnë se ngjarja ka ndodhur në provincën Nabarangpur në Indi.

15:06
Ekstradimi i Arbër Çekajt, brenda 2 javësh autoritetet gjermane e sjellin në Tiranë

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, i arrestuar një ditë më parë në Gjermani, pasi dy muaj më parë në kontenierin me banane të firmës së tij u gjetën të fshehura edhe 618 kilogramë kokainë e ardhur nga Kolumbia, pritet të paraqitet para autoriteteve shqiptare të drejtësisë brenda 10-15 ditëve.

14:57
Probleme dhe për të bukurën Monica Bellucci

Që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, aktorin Vincent Cassel, e bukura Monica Bellucci është shfaqur shumë pak, duke bërë një jetë të qetë, larg vëmedjes mediatike. Por, ashtu si dhe shumica a njërëzve të famshëm edhe Bellucci po përballet me problemet fiskale.

14:48
Paqe me “Tifozët Kuqezi”, Duka pret përfaqësuesit e grupimit

Bojkoti i ndeshjeve të kombëtares nga grupimi “Tifozët Kuqezi” prej më shumë se një viti ka qenë një problem jo i vogël. Kështu që në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) është zhvilluar një takim mes Presidentit Armand Duka, përfaqësuesve të këtij grupimi dhe Policisë së Shtetit.

14:42
“Komedia që shkon për dreq”, premiera në Durrës

Një dramë e vënë në skenë nga trupa amatore e një ndërmarrjeje, i ka dhënë jetë premierës “Komedia që shkon për dreq”, e cila u shfaq mbremjen e se premtes premiere në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

14:40
Rruga penalizon fermerët, prodhimi i qershisë së Velabishtit nuk del në treg

Fshati Drobonik i njësisë administrative Velabisht në Berat shquhet për prodhimin e qershive.

14:32
Strehimi social, Vasili: Farsë e hajdutëve në pushtet

Duke e quajtur ligjin e strehimit social si një farsë oligarkike, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se ideologjia e saj është farsë e hajdutëve në pushtet.

14:23
Kursimtarë apo dorëlëshuar? Marrëdhënia me paratë sipas shenjës së horoskopit – Foto

A jeni një shpenzues i pandreqshëm apo mund të kurseni? Edhe pse duket absurde, horoskopi e zbulon këtë karakteristikë tuajën. Ja se sa të mirë jeni me shpenzimin e parave në varësi të shenjës së zodiakut që i përkisni.

14:22
Protestë e fermerëve të Myzeqesë, hedhin lakrat në rrugë

Banorë të 16 fshtarave të Myzeqesë protesuan për një sërë problemesh që nga mosshitja e prodhimit e deri tek kushtet sociale.

14:20
6 arsyet që po ju prishin gjumin (Foto)

Kur njeriu fle gjumë, truri proceson informacion, muskujt marrin veten nga lodhja e ditës dhe proteinat shpërndahen në të gjitha pjesët e trupit.

14:15
Greqi, kapet shqiptari me 3 kallashnikovë

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, nën akuzën e trafikut të armëve.

14:14
Xhafaj i përgjigjet Tahirit: Sot Shqipëria ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit

Ndonëse nuk ka pranuar të replikojë drejtëpërdrejtë me paraardhësin e tij, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet Saimir Tahirit me krahasimet se si është sot Shqipëria në sajë të punës së policisë.

14:08
Festa e Italisë për Buffon, në dyshim. I jep lamtumirën futbollit pas Veronës

Me Juventusin pritet të luajë edhe ndeshjen e fundit në kampionat, kundër Veronës më 20 maj, e me shumë gjasë do t’i japë fund futbollit të luajtur.

13:56
Tahiri pa mandat, Balla: Askujt nuk i takon të flasë, përveç drejtësisë

Nga Elbasani, ku ka zhvilluar homazhet për 5 Majin, kreu u grupit Taulant Balla foli për çështjen “Tahiri”.

13:53
Napoli nuk ka paqe, De Laurentis kërkon trajner të ri

Marëdhënia mes presidentit De Laurentis dhe trajneri Sarri duket se është ftohur ndjeshëm, deri në atë pikë sa mund të thuhet që bashkëjetesa mes tyre do të jetë e vështirë për sezonin e ardhshëm. “U ndalëm se nuk kishim më forca, u lodhën futbollistët, kanë lujatur të njejtët gjatë githë sezonit. Nëse nuk do ishte dëmtuar Ghoulam nuk do zbulonim një si Mario Rui. Duhej të kisha insituar për Evropën”.

13:51
Negociatat, Bushati: Marrëveshje e drejtë, ku palët nuk tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke folur për marrëveshjen e detit me Greqinë është shprehur se është një proces jo i lehtë, jemi në rrugën e duhur por që kërkon ende negociata.