Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë 06/11 22:49
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal i mbijetoi një tentative vrasje këtë të diel edhe pse mori disa plagë me armë zjarri, thanë zyrtarët vendas.
Ngjarja e rëndë mund të shtojë tensionet politike përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat do të mbahen në fund të muajit korrik.
Një zëdhënës i qeverisë tha se ministri i Brendshëm është qëlluar me armë, ndërsa ka marrë një plumb në krah, në atentatin që ndodhi pranë banesës së tij në Narowal në provincën qendrore Punjab.
Kryeministri Shahid Khaqan Abbasi ka dënuar ashpër sulmin ndaj ministrit të Brendshëm.
Top Channel